TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

S’ka datë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

nga tëvë1
17 Shtator, 2022
0
A A
S’ka datë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Nga Qeveria e Kosovës janë të gatshëm për takime të tilla, siç thonë për t’i shërbyer marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër. Ndërsa në Bashkimin Evropian nuk tregojnë nëse vizita e Lajçak gjatë të enjtes në Kosovë, ka qenë për të përgatitur takimin e nivelit të lartë. Në anën tjetër, në partinë më të madhe opozitare PDK, thonë se takimet e shpeshta nuk do të thonë asgjë, nëse nuk ka rezultate konkrete. E rezultate konkrete, sidomos në çështjen e targave presin në shoqërinë civile.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për KosovaPress, se aktualisht nuk ka një datë të konfirmuar për takim gjatë muajit shtator.

“Nga takimi i datës 18 gusht, ka pasur një pajtueshmëri që të ketë takime të rregullta të nivelit të lartë politik në baza mujore. Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin për takime të tilla që i shërbejnë arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Aktualisht ende nuk ka një datë të konfirmuar për takimin e radhës” thotë Kryeziu.

Datë për takimin Kurti-Vuçiq nuk dha as zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Stano thotë se vizita në Kosovë e emisarit special të BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë në kuadër të çuarjes përpara të procesit të dialogut.

“Këto vizita pune, njësoj si ajo e së enjtes në Kosovë, po zhvillohen në kuadër të çuarjes përpara të procesit të Dialogut dhe vazhdimit të diskutimeve për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, dhe mbi çështjet aktuale që lidhen me dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Si gjithmonë, ne do të njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të Dialogut, nëse dhe kur të është e nevojshme”, shton ai.

Pavarësisht mundësive për takime të përmuajshme të nivelit të lartë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se dialogu nuk duhet të kufizohet vetëm në takime, nëse ato nuk prodhojnë asgjë.

Ajo kërkon rezultate konkrete, e jo siç thotë rinegocim dhe rinoterizim të marrëveshjeve të arritura më parë.

“Ne duhet të moskufizohemi në takime, pasi ato në vetvete nuk do të thonë asgjë. Procesi është i rëndësishëm, por më i rëndësishëm se procesi janë rezultatet. Ne duam dhe kërkojmë të shohim rezultate konkrete nga këto takime, jo rinegocim, ripajtim dhe rinoterizim të marrëveshjeve të arritura tani e një dekadë më parë”, thekson Çitaku.

Mirëpo, drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se pas involvimit direkt në dialog të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, përmes këshilltarëve të tyre, duhet të shohim progres, në veçanti për çështjen e targave.

“Po shihet një interesim i shtuar e Bashkimit Evropian sa i përket dialogut, tani kemi edhe dy përfaqësues personal të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron. Kjo ndikon që ata janë gati të involvohen personalisht në kuadër të dialogut. Tani patjetër se duhet të shohim progres, në veçanti sa i përket zgjidhjes së çështjeve të targave, pas zgjidhjes së çështjeve të letërnjoftimeve. Aty duhet pritur progres, pse jo ndoshta edhe këtë muaj. Por nuk duhet pritur në një afat të shkurtër ndonjë zgjidhje gjithëpërfshirëse në kuptimin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. Por gjatë këtij muaji mund të presim dakordim sa i përket çështjes së targave”, deklaron Shasha.

Takimi i fundit i kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq ka qenë më 18 gusht në Bruksel. Aty kreu qeveritar ka thënë se ka prezantuar kapitujt për marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër.

Kosova dhe Serbia javë më parë u pajtuan për marrëveshjen për dokumente, ku pala serbe vendosi të mos lëshojë dokumente shtesë për qytetarët kosovarë që hynë në Serbi, derisa institucionet e Kosovës u pajtuan të shfuqizojnë vendimin për reciprocitet.

Ndërkohë, po vazhdon vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat ilegale dhe rikthim të tyre në RKS.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X