TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shqiptarët në veri në gjendje të rëndë pas vërshimeve, presin ndihmën e shtetit

nga TËVË 1
12 Shkurt, 2023
0
A A
Shqiptarët në veri në gjendje të rëndë pas vërshimeve, presin ndihmën e shtetit

Gjendja e banorëve shqiptarë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e rëndë, edhe 20 ditë pas vërshimeve në këtë qytet. Kjo lagje është zona më e prekur nga vërshimet në të dyja komunat e këtij qyteti me rreth 100 shtëpi e biznese të dëmtuara, 65 prej të cilave tërësisht, ndërsa sipas kompetentëve, dëmi konsiderohet të jetë mbi gjysmë milioni euro.

Shumica e banorëve këtu thonë se kanë humbur gjithçka që kanë krijuar ndër vite me shumë mund, derisa presin ndihmën e shtetit në këto momente të vështira për ta.

Halil Hakaj, banor i “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga vërshimet dhe tashmë është e pabanueshme thotë se të gjitha orenditë, pajisjet teknike dhe gjithçka tjetër është detyruar t’i hedhë.

Sipas tij, uji që ka depërtuar brenda shtëpisë së tij ka arritur lartësinë gati dy metra dhe ka shkatërruar gjithçka.

Hakaj, që vuan nga një sëmundje e boshtit kurrizor, thotë se ka humbur të gjitha që i ka krijuar vetë dhe tani pret ndihmë nga shteti, në të kundërtën familja e tij tre anëtarëshe nuk ka mundësi të bëjë asgjë.

“Në katin e parë krejt çka kam pasur është dëmtuar, do të thotë kam mbetur në rrugë, as nuk di kah, as s’kam ku te shkoj dhe as çfarë të bëj… Nuk e di ta përshkruaj, dëmet janë sikur kur të digjen krejt, më nuk janë të përdorshme dhe duhet t’i gjuaj të gjitha, frigorifer, shporet, divane dhe të tjerat mos ti përmend… Jemi tre anëtarë të familjes ndërsa (po qëndrojmë) ku po mundemi, kushdo që po na pranon sepse s’po dimë nga të shkojmë… Përveç ushqimit (që kemi marrë), mirëpo edhe ushqimin ku me hëngër sepse s’ke vend ku të ulesh, të rish, konzervat, peshqit dhe ndihmat që po i ndajnë, ose deterxhent që marrim, kot sepse s’ke rrobalarëse, kjo është katastrofë… Krejt çka kam pasur më ka shkuar, dhe tërë jetën që jam munduar, në zero kam ardhur. Jam edhe i sëmurë nga kurrizi dhe as nuk mundem të punoj… Ne presim ndihmën e qeverisë, aty pak po mbajmë shpresë, ndryshe nuk di çka te bëj”, thotë Hakaj.

Edhe Avni Peci, një tjetër banor nga kjo lagje, bën të ditur se ka humbur çdo gjë që ka pasur dhe kjo që i ka ndodhur e ka goditur jashtëzakonisht edhe emocionalisht.

“Jemi sistemuar në banesën e motrës prej 56 metra katrorësh 11 anëtarë… Ne jemi nën presion psikik, fizik, ekonomik etj, edhe në komunikim me njerëz të rëndomtë pak jemi agresivë… Ne kemi humbur çdo gjë që kemi pasur… Na kanë sjellë batanije, jorgana, jastëk, veshmbathje, gjëra ushqimore, higjienike etj, mirëpo gjërat të cilat na i kanë ofruar ne nuk mundemi t’i perdorim sepse nuk jemi në shtëpitë tona, p.sh. të gatuash një gjellë nëse nuk i ke gjërat elementare, qysh ta gatuash atë gjellë… Ne e dimë se ekzekutiv nuk kemi (Komuna e Mitrovicës Veriore v.j.), andaj e lusim qeverinë me na marrë parasysh”, thekson Peci.

Ndërkaq, Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, njëherësh shef i Shtabit emergjent në veri, e quan shumë të rëndë gjendjen e banorëve të veriut të prekur nga vërshimet.

Ai apelon te Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që t’u ndihmohet banorëve të këtushëm sa më shpejtë.

“Gjendja është shumë e rëndë për banorët të cilët janë prekur nga vërshimet… Andaj apelojmë që sa më shpejtë qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për t’i ndihmuar popullatës sepse është shumë e nevojshme… 65 shtëpi janë të dëmtuara shumë (tërësisht), rreth 12 shtëpi më pak (pjesërisht), pastaj kemi edhe vetëm bodrume të vërshuara, por janë edhe bizneset të cilat në bazë të kërkesave i kemi në Qendrën emergjente… 93 raste janë gjithsej”, thotë Uglanin.

Në anën tjetër, Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës Jugore, shprehet se përkundër gjendjes së vështirë nga vërshimet të banorëve shqiptarë në veri, Komuna e Mitrovicës Jugore për shkak të procedurave nuk ka pasur mundësi t’i ndihmojë këta banorë në mënyrë institucionale.

Mirëpo, shton ai, një pjesë të njerëzve të vullnetit të mire, të cilët kanë shprehur interesim ta ndihmojnë komunën e Mitrovicës së Jugut, i kanë adresuar te familjet e prekura në veri.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë me prioritet, sidomos për shqiptarët në veri, sepse ka kompetenca direkte për mbështetje, raporton KP.

“Vazhdojmë të jemi në komunikim me banorët e atjeshëm, e dimë se janë duke u ballafaquar me vështirësi shumë të mëdha. Ne në mënyrë institucionale, me mjete të buxhetit të Komunës nuk kemi pasur mundësi t’i mbështesim për shkak të procedurave, mirëpo njerëzit e vullnetit të mirë të cilët kanë shprehur gatishmëri ta mbështesin Komunën e Mitrovicës së Jugut, një pjesë të tyre i kemi adresuar tek familjet në ‘Lagjen e boshnjakëve’”.

Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva konsiderohen komunat më të prekura nga reshjet e fund janarit. Ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se po presin raportet nga Komunat para se të ndërmarrin veprime për të ndihmuar të prekurit nga përmbytje.

Tags: mitrovicendihmavershimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Urojmë që paralajmërimet opozitare për hedhje poshtë të Ligjit për Fondin Sovran, të dalin të pasakta

Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria përformon në gjysmëfinalen e parë

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria përformon në gjysmëfinalen e parë

Kurti: Urojmë që paralajmërimet opozitare për hedhje poshtë të Ligjit për Fondin Sovran, të dalin të pasakta

Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

​Numërohen mbi 93% e kutive në Shqipëri, këto janë rezultatet

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X