TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shënohet sot 79 vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

nga tëvë1
11 Mars, 2022
0
A A
Shënohet sot 79 vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

Midis 10 dhe 11 marsit në vitin 1943 është bërë arrestimi i të gjithë hebrenjve në Maqedoni dhe më pas janë burgosur në Monopol, sot njihet si Kombinati i duhanit i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.

Hebrenj më së shumti ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe Shtipi dhe disa familje nga qytetet më të vogla.

Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, të arrestuar kanë qenë 7.144 hebrenj.

Nga Manastiri dhe Shtipi më 11 mars janë mbledhur në vagon për transportin e kafshëve, ku së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku më pas kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike.

Atyre u ishte marrë tërë pasuria, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar.Pastaj janë ngarkuar përsëri midis 80 dhe 120 në një vagon dhe janë transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, dhe janë ekzekutuar në kampin e vdekjes Treblinka.

Nga të arrestuarit, asnjëri nga ta nuk është kthyer.

Në Maqedoni në vitin 1943, në Treblinkë janë vravë 98 përqind nga komuniteti hebrej, që i bie përqindja më e madhe në botë.

Në përkujtim të hebrenjve të Maqedonisë, në vitin 2008 një delegacion i Republikës së Maqedonisë në kampin Treblinka vendosi shenjë me mbishkrimin “Maqedonia”.

Pastaj në mars të vitit 2011, në mahallën hebraike në Shkup, u hap në mënyrë solemne Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë.

Ky muze është ndërtuar me mjetet e pronave të familjeve të hebraikëve të vravë të cilët nuk kanë pasur trashëgimtarë.

Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943./Kp

Tags: holokaustiMaqedonia
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X