Salihu në Tëvë1 theksoi se greva lejohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se është e drejtë demokratike.
“Avokati i Popullit e falënderojmë për gatishmërinë e tij që të na afrojë në tavolinë me kryeministrin dhe ti harmonizojmë krkesat tona por nuk ka arritur deri te ajo pikë dhe Avokati i Popullit do të duhej në këtë rast të reagojë edhe në rastet kur po na linçojnë, kur po na etiketojnë, kur po na njollosin me forma të ndryshme akterë të ndryshëm të shoqërisë qoftë edhe qeveritarët”, deklaroi ajo teksa tha se mësimdhënësit janë njerëz që e duan vendin dhe punojnë për të mirën e shoqërisë dhe të nxënësve gjithashtu./teve1.info./