TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rrëfimi i mësueses që përfundoi si mirëmbajtëse: Nuk e nënvlerësoj si punë, por shpirtërisht nuk ndihem mirë

nga tëvë1
20 Shtator, 2022
0
A A
Rrëfimi i mësueses që përfundoi si mirëmbajtëse: Nuk e nënvlerësoj si punë, por shpirtërisht nuk ndihem mirë

Autor: Bledë Krasniqi

Ishte viti 1998 kur H.D. u punësua në një shkollë fillore në një fshat në periferi të Podujevës. Për 13 vite me radhë ajo punoi me ciklin parashkollor, ndërsa vitet tjera i kaloi si mësuese deri në klasën e pestë.

E arsyeja e largimit të saj nga puna, erdhi si pasojë e numrit të ulët të nxënësve, që gjë pasoi në mbylljen e tërësishme të shkollës. Ajo thotë se një gjë e tillë iu bë e padrejtë.

“Unë në arsim kam punuar 20 vjet. Në atë shkollën që kam punuar edhe unë, edhe një kolege tjetër, në kuadër të asaj shkolle ka qenë edhe një shkollë tjetër në një fshat tjetër, do të thotë me të njëjtin emër, por ajo shkollë është mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve, edhe shkak u bë ajo që na larguan neve prej punës, por nuk ka bënë një zgjidhje tjetër. Unë mendoj se kjo nuk është e drejtë…do të thotë 20 vjet ke përvojë pune edhe në fund asgjë. Këta po na thyejnë shpirtënisht, ekonomikisht, në të gjitha aspektet na kanë lënë shumë keq, sepse ndoshta edhe familja varet prej neve”, tha ajo për teve1.info

Sipas saj, pavarësisht mbylljes së shkollës, asaj dhe koleges që pati fatin e njëjtë, është dashur t’u gjendet një zgjidhje.

H.D. e cila ka të përfunduar Fakultetin Filozofik, departamenti Sociologji, por si lëndë të përfshirë edhe Edukatën Qytetare, nuk iu dha rasti të punësohej më në drejtimin e saj. E njëjta thotë se edhe fillimi i pandemisë COVID-19 ia vështirësoi edhe më shumë mundësinë për t’u kyçur përsëri në arsim.

Ndonëse gjithmonë ishte nisur prej faktit se duhet të mbërrijë diçka në jetë, pas tre vitesh e papunë, 52-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, tashmë ka filluar të punojë në një profesion tjetër, atë të mirëmbajtëses. Ajo thotë se i ka thënë vetes “më mirë me punu diku pastruese, e e papunë nuk rri”.

“Kështu që unë meta tre vjet pa punë…është shumë keq me mbet pa punë dhe kam vendos me punu diku tjetër. Unë tash veç kam fillu me punu si pastruese, por shpirtënisht nuk ndihesh mirë. Pavarësisht prej asaj që krejt njerëzit që janë përreth sillen mirë me ty, por unë personalisht nuk po mundem me gjet veten. Sepse të punosh 20 vite, në fund mos me ardh deri te zgjidhja e një pune që është adekuate për ty, është shumë problem i madh që të thyen në të gjitha drejtimet”, thotë ajo.

Ankesat e saj në Komunën e Podujevës nuk ishin të pakta, por gabim e cilëson mos ankesën me shkrim, pasi mendon se në atë mënyrë do merrej më shumë për bazë. H.D. thotë se përveç se ka tentuar të punësohej për ta dhënë lëndën e Edukatës Qytetare, ka provuar edhe profesionin e biblotekistes, por thotë se asnjëherë nuk i ka “ardhur puna të deri aty sa të pranohej”.

Pavarësisht këtyre sprovave, ajo thotë se ende ka shpresa se do punësohet në profesion që ka zgjedhur që nga studimet. Ajo thekson se mbajtja e familjes ishte arsyeja që e shtyu drejt këtij profesioni, teksa potencon se pavarësisht kësaj nuk ndihet mirë.

“Normal dhe në familje ka punuar burri, ndoshta edhe fëmijët, por ndoshta na u ka dasht hala ma shumë për me i plotësu kërkesat…por për mos me mbet hiç pa punë kam thanë që duhet me punu, kom me shku me pastru, edhe pse se kom dashtë hiç hiç hiç, hiç absolut. Se na si femra punojmë edhe në shtëpi, pastrojmë edhe në shtëpi, por kam thënë, edhe hala me ra në atë ndikimin ma të ulët, edhe punën e pastrimit, edhe pse edhe kjo është një lloj pune, apet nuk e cilësoj si e ulët, por unë nuk ndihna mirë. Unë jam ndi qashtu me të thënë të drejtën.. mu ka dok qashtu, mu ka dok si vetveten unë po e uli”, shton H.D.

52-vjeçarja ka edhe një kërkesë për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Sa i përket arsimit, kisha dashtë me apelu te ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me punu ma shumë për arsim. Sepse unë e kam vërejtur një gjë që po mendoj që është shumë negative…numri i madh i nxënësve në klasë. Unë mendoj që nuk është zgjidhje e duhur dhe nxënësit nuk po arrijnë të kenë sukses. Po ashtu të hapen shkolla më shumë, si të hapen shkollat, numri i nxënësve nuk mbetet në klasa shumë i madh, hapen vende të reja të punës, nuk bllokohen krejt, shumica po kryejnë Fakultet e çka tani, çka po bëhen, kamariera, jo në drejtimin e vet përkatës”, është shprehur ajo.

Kosova ka 2.209 mësimdhënës më tepër sesa nevojiten në sistemin e arsimit. Momentalisht, në Kosovës nuk po mbahet procesi mësimor për shkak të grevës së mësimdhënësve, si arsye e mosplotësimit të kërkesave të tyre nga Qeveria. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X