Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, shkruan teve1.info.
Thuhet se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur për viktimat.
“Prishtinë 21.01.2023 – 03:00. Është raportuar një rrahje në mes të disa personave meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur për viktimat.Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.