tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Roli destruktiv i Listës Serbe

tëvë1 nga tëvë1
01/01/2023
A A
Lista Serbe paralajmëron tubim në Mitrovicën Veriore të mërkurën

Lista Serbe

Share on FacebookShare on Twitter

Lista Serbe sikurse edhe në të kaluarën ka vazhduar të luaj një rolë destabilizues në Kosovë. Deputetet e kësaj partie rrallë herë e marrin mundin të shkojnë ne Kuvendin e Kosovës, ndërsa haptazi kanë kërkuar rrëzimin e Kryeministrit Albin Kurti.

Ndryshe kjo parti është e afërt Partinë Progresive Serbe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me të cilën edhe koordinohen për çështjet e brendshme politike në Kosovë. Kryetari i kësaj partie Goran Rakiq disa herë gjatë vitit të fundit, ka kërcënuar se do të largohet nga Institucionet e Republikës së Kosovës.

Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës, fillimisht nuk u pajtuan me vendimin e ekzekutivit për çështjen e dokumenteve të udhëtimit dhe targave. Prandaj në fund të muajit korrik protestuan për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, ndërsa disa prej banorëve serb në veri të vendit bllokuan dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Megjithatë Kosova dhe Serbia arritën të gjejnë një marrëveshje për letërnjoftime, ku do të dyja palët u pajtuan të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, tha se kjo ishte një zgjidhje evropiane.

“Ka ende probleme të pazgjidhur. Pres nga dy liderët që të vazhdojnë të tregojnë pragmatizëm dhe konstruktivitet në mënyrë që të zgjidhet problemi i targave. E kam thënë disa herë, në kohën e luftës në Ukrainë, me sfidat që po përballen evropianët, ne në Evropë nuk na duhen probleme të tjera, nuk na duhen më tensione. Na duhen zgjidhje. Na duhet zgjidhje për Ballkanin Perëndimor dhe sot kemi arritur një zgjidhje” , ka thënë Borrell.

Por problem vazhdon të jetë çështja e targave, për të cilën ende mungon një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë. E pikërisht për këtë arsye partia më e madhe e serbëve në Kosovë vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit. Të njëjtin veprim e bënë edhe policët dhe gjyqtarët serb.

Madje, Lista Serbe organizoi edhe një protestë në Mitrovicën e Veriut, në sheshin kryesor të quajtur “Car Llazar”. Kjo protestë nuk gëzoi edhe aq mbështetje nga qytetarët serb, ata ishin të pakt në numër.

Goran Rakiq, bëri me dije se ata nuk do të kthehen në Institucionet e Kosovës, deri sa nuk themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri. Këto vendime do të mbesin në fuqi derisa Prishtina vazhdon të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare, që i bie të kthejë prapa vendimin për regjistrimin dhe derisa të miratojë Asociacionin e Komunave”, ka thënë Rakiq.

Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se po synon ta destabilizoj Kosovën.

Sipas Kryeministrit, këto veprime të serbëve në Kosovë po dirigjohen nga Vuçiq i cili nuk i gatshëm ta pranoj planin franko-gjerman.

Ndërkaq në Beograd, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nderoi me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviç.

E pas shumë përpjekjeve një marrëveshje për targat do të arrihej në Bruksel me 23 Nëntor mes dy delegacioneve.

E për detajet e kësaj marrëveshjeje njoftoi shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me akronimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak dhe palët për punën e palodhur”, ka deklaruar Borrell.

Por pavarësisht kësaj marrëveshje për targa, tensionet vazhdojnë të jenë të larta mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq zyrtarët e Listës Serbe, akoma vazhdojnë të qëndrojnë jashtë institucioneve të Kosovës.


Kronika e gazetarit, Shpat Blakçori

Të ngjashëm

PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë
LAJMET

PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë

09/02/2023
Dështon miratimi i Projektligjit për qeverisje lokale
LAJMET

Kuvendi i Kosovës nuk miraton raportin vjetor të KPM-së

09/02/2023
Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja
LAJMET

Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja

09/02/2023
Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës
LAJMET

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

09/02/2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë
LAJMET

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë

09/02/2023
LAJMET

Kurti për vërshimet: S’kishim nevojë për atë lloj ndihme të Shqipërisë

09/02/2023
PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë

PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë

09/02/2023
0

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur një tjetër aksion nga pazari i kryeqytetit në rrugën "Ilaz...

Dështon miratimi i Projektligjit për qeverisje lokale

Kuvendi i Kosovës nuk miraton raportin vjetor të KPM-së

09/02/2023
0

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk u arrit të miratohet votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të...

Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja

Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja

09/02/2023
0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ushtarët e FSK-së nga sot janë pajisur me beretat e reja. Përmes...

Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

09/02/2023
0

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.