tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Rexhepi thotë se vazhdimi i masave emergjente për energjinë është i nevojshëm

tëvë1 nga tëvë1
11/01/2023
A A
Rexhepi thotë se vazhdimi i masave emergjente për energjinë është i nevojshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Rexhepi theksoi se tanimë është e domosdoshme të ndërtohet një strategji afatgjate, derisa shtoi se Kosova problemet më të mëdha i trashëgon nga Qeveritë e kaluara.

“Shtimi i masave emergjente është i nevojshëm, por nuk është afatgjatë. Qeveria Kurti me këto masat e deritanishme, ishin lehtësuese për qytetarët, megjithatë për strategji afatgjate duhet të merren parasysh shumë faktorë. Problemet më të mëdha Kosova i trashëgon edhe nga Qeveritë e kaluara. Tanimë duhet të ndërtohet një strategji e mirëfilltë tani e tutje, ose të ndërtohet një strategji më tepër afatgjate. Kosova ka nevojë për një strategji të saktë energjetike, pra në sektorin e energjisë”, u shpreh kështu Rexhepi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Megjithatë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot ka paralajmëruar përkeqësim të situatës të furnizimit me energji javëve në vijim, e për këtë çështje, Rexhepi tha se konsumi do rritej edhe më herët në qoftë se nuk do mbante mot i mirë.

Ndërsa, sa i përket paralajmërimit të Rizvanollit se bursat ndërkombëtare mund të jenë të larta, Rexhepi tha se aktualisht ato nuk janë edhe aq të larta.

“Pra, nëse në muajin janar ose eventualisht edhe në shkurt bien temperaturat, atëherë konsumi dhe nevoja për energji elektrike do të rritet. Prandaj, edhe çmimet do jenë shumë më të larta”, tha tutje Rexhepi.

I pyetur se a do të ndikojë kjo në tarifat e rrymës për kosovarët, Rexhepi potencoi se gjatë muajit dhjetor dhe janar, ka qenë e parashikuar që eventualisht të rishikohen tarifat për energji, mirëpo siç tha ai, fatmirësisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Kujtojmë se sot Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur pas vendimit për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji.

Derisa ka paralajmëruar përkeqësim të situatës së furnizimit me energji javëve në vijim./teve1.info/.

Të ngjashëm

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro
LAJMET

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

01/02/2023
Mbi 1 mijë persona bënë kërkesë për shtetësi kosovare gjatë vitit 2022
LAJMET

Mbi 1 mijë persona bënë kërkesë për shtetësi kosovare gjatë vitit 2022

01/02/2023
Arrestohet i mituri në Gjakovë për ngacmim seksual
LAJMET

Arrestohet i mituri në Gjakovë për ngacmim seksual

01/02/2023
I mashtruan qytetarët duke ia marrë nga 600 euro për termin për vizë, arrestohen dy persona
LAJMET

I mashtruan qytetarët duke ia marrë nga 600 euro për termin për vizë, arrestohen dy persona

01/02/2023
Qytetari mashtrohet nga një grua përmes rrjetit social, i kërkoi para
LAJMET

Qytetari mashtrohet nga një grua përmes rrjetit social, i kërkoi para

01/02/2023
LAJMET

Arrestohen 5 persona për marrje me prostitucion

01/02/2023
Dështon transferimi i Ziyech tek PSG, klubi i Chelsea dërgon gabim dokumentacionin!

Dështon transferimi i Ziyech tek PSG, klubi i Chelsea dërgon gabim dokumentacionin!

01/02/2023
0

Hakim Zyiech ra dakord për transferimin në Paris Saint-Germain, u nis për në Paris dhe priti që Chelsea të dërgonte...

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

01/02/2023
0

Vlera e koeficientit të pagave të zyrtarëve publik do të jetë 105 euro. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Kurti...

Mbi 1 mijë persona bënë kërkesë për shtetësi kosovare gjatë vitit 2022

Mbi 1 mijë persona bënë kërkesë për shtetësi kosovare gjatë vitit 2022

01/02/2023
0

Edhe pse trendi i ikjes së të rinjëve nga Kosova është rritur dukshëm, ka prej atyre që kanë kërkuar që...

Arrestohet i mituri në Gjakovë për ngacmim seksual

Arrestohet i mituri në Gjakovë për ngacmim seksual

01/02/2023
0

Një i mitur është arrestuar në Gjakovë nga Policia. Sipas njoftimit, thuhet se i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një grua....

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.