Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dje pas përmbylljes së punimeve të Kuvendit, i rekomandoi administratës që deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj të mos i takojë mëditja.
E për këtë, sot në seancë, deputetja Albena Reshitaj ka thënë se vendos vet ajo se a të qëndrojë në seancë apo ajo, raporton teve1.info
“Unë jam deputete në mandatin e dytë dhe unë vendos politikisht për vendimet se a të qëndrojë dhe kur të qëndrojë në seancë. Kur kam qëndruar dikur, kur minutat kanë qenë aq të rëndësishëm nuk ju ka penguar as për votimin e disa projektligjeve dhe disa vendimeve që kanë qenë emergjente për qytetarët. Nuk e kuptojë këtë instalim të lidhshmërisë mes prezencës së deputetit në seancë dhe mëditjes. Këtu është një defekt një anomali”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu, Reshitaj tha se nuk është deputete e mëditjeve. Ajo shton se në Kuvend nuk shkon për rrogë e as për mëditje.
Ndërkaq, Reshitaj i thotë Konjufcës që të tërheq fjalët e thëna për të.
“Prezenca e deputetit duhet të dokumentohet… Largoni këto defekte dhe anomali që janë prezente në Kuvend. Nuk jam unë deputetja e mëditjeve, as për mëditje dhe as për rrogë nuk vi në këtë Kuvend. E dini profesionin tim dhe investimin 17-vjeçar që kam bërë për të pas një rrogë shumëfish më të madhe se kjo që marrë në Kuvend. Këtu jam për popullin. Nuk ke të drejtë të më ofendosh publikisht. Nuk marrë mëditje. I nderuar kryetar i Kuvendit shpresojë të tërhiqeni nga ato fjalë të pavërteta që keni thënë publikisht për mua. I bëni nderë vetës”, përfundoi ajo. /Teve1.info/