tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Rekord i importit në Kosovë, 5.6 miliardë euro në vitin 2022

tëvë1 nga tëvë1
06/01/2023
A A
Rekord i importit në Kosovë, 5.6 miliardë euro në vitin 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Mirëpo, rritja e të hyrave të doganës është edhe falë inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve të importuara. Ndërkaq, në tërësi në vitin 2022 janë importuar mallra në vlerë 5.6 miliardë euro, kurse janë eksportuar vetëm 869 milionë sosh. Turqia është vendi nga i cili Kosova ka importuar mallra më së shumti në vitin e kaluar, ndërsa nga Serbia janë importuar mallra në vlerë 370 milionë euro.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, në konferencë për medie të premten.

“Ne kemi arrit që edhe këtë vit të tejkalojmë të hyrat që i kemi mbledhur vitin e kaluar. Ne kemi pasur një projeksion të qeverisë të rishikuar në korrik të vitit të kaluar, në shumën 1 miliard e 477 milionë, por ne kemi arrit që këtë projeksion me kalu mbi tre për qind, përkatësisht 54 milionë më shumë (1 miliard e 531 milionë euro). Ndërsa në terma krahasimi me vitin e kaluar kemi arrit të mbledhim 154 milionë euro më shumë të hyra”, tha Llugaliu.

Si arsye të rritjes së të hyrave, ai përmendi përmirësimin e performancës, por theksoi se një rol të veçantë ka pasur edhe lëvizja e çmimeve në tregun ndërkombëtar, sidomos në tri kategoritë të mallrave që dogana mbledh mbi 50 për qind të buxhetit të saj.

“Performanca e rritjes së të hyrave varet nga shumë faktor, njëri prej është edhe rritja e inflacionit padyshim. Ajo që rritet inflacioni, ne i kemi tri kategori të mallrave që përbëjnë mbi 50 për qind të buxhetit që mbledh Dogana e Kosovës, këto janë derivatet e naftës, automjetet dhe cigaret. Tek dy kategoritë e para kemi pasur rënie të theksuar në sasi dhe ajo ndikon në rënie edhe të hyrave, pasi kemi akcizën për copë. Tek cigaret kemi pasur një rritje të lehtë, diku prej 13-14 për qind. Duke u bazuar në këto tri mallra që është me e lehtë me i analizu, ne konsiderojmë se padyshim që ndikon inflacioni”, shtoi ai.

Ai tregoi në detaje edhe vlerën e importit dhe eksportit gjatë vitit 2022.

Llugaliu: Vitin e kaluar janë importuar 5.6 miliardë euro mallra, ndërsa 869 milionë eksport

“Sa i përket importit gjatë këtij viti, kemi pasur 5.6 miliard import të mallrave dhe 869 milionë eksport apo 22 për qind më shumë se viti paraprak që ka qenë 712 milionë. Ndërkaq, importi në vitin paraprak ka qenë 4.6 miliard”, theksoi Llugaliu.

Përkitazi me këtë, Llugaiu tregoi pse Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar më shumë nga Turqia.

“Turqia është dukshëm vendi që importojmë më së shumti. Kjo ka ndikuar për shkak të rënies së numrit të rënies së automjeteve që vijnë kryesisht nga Gjermania. E dina se kanë ndikuar çmimet në nivel global të automjeteve dhe oferta e kufizuara”, u shpreh ai.

Në raport me importin e mallrave nga Serbia, Llugaliu, tha se në krahasim me vitin 2017-2018 para vendosjes së taksës ka zbritje të importit nga fqinji verior.

“Sot po flasim për mbi 5 miliard import, ndërsa në vitin 2018 kemi folur për 3 miliard import. Përqindja se sa ka nxënë hapësirë në tregun e Kosovës produktet serbe në vitin 2018 me përqindjen sot është dyfish. Atëherë kanë qenë 12 për qind në vitin 2017-2018, ndërsa sot janë 5-6 për qind. Kur e bëjmë matjen ne nuk guxojmë të manipulojmë kur e paraqesim një të dhënë. Kjo është e vërteta e importit sa i përket, 370 milionë euro, përkundër 450 milionë euro që ka qenë në vitin 2017 para fillimit të masave”, nënvizoi ai.

Ai vijoi se gjatë vitit 2022 kanë luftuar edhe ekonominë joformale, derisa shtoi se gjatë barrikadave në veri në fundin e vitit të kaluar, në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak kanë qëndruar edhe doganierët e Kosovës./kp

Të ngjashëm

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit
LAJMET

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren
LAJMET

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet
LAJMET

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’

Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’

04/02/2023
0

Bebe Rexha është artistja e vetme shqiptare me renome ndërkombëtare që sivjet është nominuar në ceremoninë më të madhe të...

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

04/02/2023
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” në Librazh. Në aksident ishin përfshirë një...

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
0

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti...

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
0

Një person ka mbetur i lënduar sot pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovë. Zëdhënësja...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.