tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Rashiq: Ne si serbë vendorë duhet të jemi të përkushtuar për bashkëjetesë me shqiptarët

tëvë1 nga tëvë1
02/01/2023
A A
Rashiq: Është niveli më i ulët i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Kurti nuk ka bërë asgjë
Share on FacebookShare on Twitter

Kështu e përshkruan Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, veprimtarinë e politikanëve serbë të Kosovës, të cilët, siç thotë, nuk mendojnë njësoj si autoritetet e Serbisë dhe as ato të Kosovës.

Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme.

Rashiq, nga Partia Demokratike Progresive serbe, u emërua ministër pasi paraardhësi i tij nga Lista Serbe dha dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Dorëheqje, në fakt, dhanë të gjithë serbët nga veriu – si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror i Kosovës – dhe në këtë vendim u mbështetën nga autoritetet në Serbi.

“Çfarëdo që thoni, do t‘ju cilësojnë si tradhtarë”

Rashiq thotë se mendimi i tij politik nuk është i njëjtë me atë të pushtetit në Serbi dhe as të pushtetit në Kosovë. Në këtë pikë, siç thotë ai, gjendet ndërmjet përplasjeve të Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë, gjatë gjithë kohës, po përpiqem të jem politikan i moderuar, pikërisht për shkak se neve na duhet, mbi të gjitha, bashkëpunim dhe mundësi për bashkëjetesë. Ne, si serbë vendorë, duhet të jemi pragmatikë, të moderuar dhe tërësisht të përkushtuar për bashkëjetesë me shqiptarët. Duhet ta kuptoni se sa e vështirë dhe komplekse është kjo, sepse çfarëdo që thoni, dikush do t’ju cilësojë si ‘të papërshtatshëm’, ‘të keq’, ‘tradhtar’. Praktikisht, ne e kemi situatën që jemi të refuzuar nga njëra palë dhe jemi të papranueshëm nga pala tjetër”, thotë Rashiq për REL

Ai nuk sqaron se pse ndihet i papranueshëm në Kosovë.

Të ngjashëm

Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë
LAJMET

Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë

01/02/2023
Beqa: Albini e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral
LAJMET

Beqa: Albini e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral

01/02/2023
Haradinaj: Duhej pranuar propozimi i SHBA-së për targat, tash mund të mos ketë zgjidhje të përkryer
LAJMET

Qeveria mban mbledhje

01/02/2023
Deputetja e VV-së: Plani franko-gjerman nuk e ka në qendër njohjen por çon drejt saj
LAJMET

Deputetja e VV-së: Plani franko-gjerman nuk e ka në qendër njohjen por çon drejt saj

01/02/2023
Mes zhurmës e fishkëllimave, Kuvendi shkon në pauzë
LAJMET

PDK do të kërkojë shkarkimin e ministres Hajdari në seancën e Kuvendit

01/02/2023
Serbët thërrasin protestë në Rashkë
LAJMET

Parashikimi i motit për sot

01/02/2023
Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë

01/02/2023
0

Policia ka arrestuar gjatë ditës së djeshmë një person në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë. B.K, 28-vjeçar është arrestuar për...

Kurti e Murati vizitojnë një fabrikë në Ferizaj

Kurti e Murati vizitojnë një fabrikë në Ferizaj

01/02/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati, sot do shkojnë në qytetin e Ferizajt. Sipas njoftimit...

Çështja McGonigal, PD proteston më 11 shkurt

Çështja McGonigal, PD proteston më 11 shkurt

01/02/2023
0

Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë më 11 shkurt. Vendimi është bërë me dije nga kryetari i...

Beqa: Albini e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral

Beqa: Albini e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral

01/02/2023
0

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.