tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Ramadani: Ka pasur lëvizje të Wagnerit në Kosovë, por Vuçiqi qëllimisht nuk e ka përmendur

tëvë1 nga tëvë1
23/01/2023
A A
Ramadani: Ka pasur lëvizje të Wagnerit në Kosovë, por Vuçiqi qëllimisht nuk e ka përmendur
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithatë ai ka shtuar se është me rëndësi që prezenca e KFOR-it është në tërë territorin.

I pyetur për formacionin paramilitar privat ‘Wagner’ ai ka thënë se ka fakte që pjesëtarë të saj janë parë edhe në Kosovë.

“Përderisa ‘Wagner’ ka pjesëtarë në Serbi, duket qartë se ka pasur lëvizje të tyre edhe në Kosovë. Për ne është jashtëzakonisht problem dhe mbetet ndërhyrja e Serbisë dhe atë problem mund ta largojmë vetëm në partneritet me botën demokratike”, ka thënë ai në “Respublika” në Tëvë 1.

Ramadani tha se Vuçiq e ka përmendur ekzistencën e këtij grupi në Serbi duke shtuar se serbët po rekrutohen nga ky grup.

Por megjithatë sipas tij Vuçiq me qëllim nuk e ka përmendur prezencën e këtij grupi në Kosovë.

“Ai normalisht nuk e ka përmendur Kosovën sepse këtu do të demaskohej politika e tij dhe unë po e them pastër se prezenca e njerëzve të ‘Wagnerit’ është parë, incizuar e publikuar nga mediat në Kosovë, pra është konfirmim brutal i faktit se Serbia është territor i operimit të Wagnerit”, ka shtuar Ramadani.

Sipas tij gjendja e sigurisë në Kosovë e ka shtyrë edhe më shumë faktorin ndërkombëtar të investojë për arritjen e marrëveshjes finale.

“Faktet e publikuara kanë shty këtë pjesën e botës demokratike, partnerët tanë strategjikë të investojnë kaq shumë për arritjen e një marrëveshjeje qoftë ajo finale, qoftë ajo drejt finales. Dhe sikurse e ka thënë edhe ambasadori Hill, bota janë duke u marrë edhe me një të çmendur si Putini”, ka thënë Ramadani.

 

Të ngjashëm

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera
LAJMET

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve
LAJMET

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza
LAJMET

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi
LAJMET

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim
LAJMET

Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim

03/02/2023
Ambasadori suedez
LAJMET

Westerlund: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë Planin franko-gjerman

03/02/2023
Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
0

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin "Info Nata" në Tëvë1 foli për rrezikun e mbylljes së shkollave...

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
0

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi. Idrizi në emisionin “Info...

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
0

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin...

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.