Kjo parit ka vendosur një banerë në hyrje të Qeverisë me mbi mbishkrimin “Një grusht qershi për Kryeministrin”.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Kurti po tenton ti ikë temës kryesore, koncesionit.
Ai tha se kryeministri Kurti hëngri fjalët e tij, duke e krahasuar me fabulën me qershi.
“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hanë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, ka shkruar Molliqaj./teve1.info/