Drejtori i Shërbimit të Jashtëm Albert Prenkaj, akuzoi se përmes shantazhit që është instaluar, shumë zyrtarë patën frikë t’iu bashkëngjiten në këtë protestë.
“Fatkeqësisht është instaluar në mënyrë të jashtëligjshme sistemi i frikës, shantazhit dhe kërcënimit dhe privilegjeve të pamerituara në mënyra nga më të ndryshmet ndaj zyrtarëve”, tha Prenkaj.
I pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i BSPK-së Albi Gashi. Ai hodhi akuza mbi ministren e Jashtme Donika Gërvallën, për siç tha, shkeljet që ka bërë.
“Së fundmi, kemi edhe një lëvizje e cila i është drejtuar në raport me Kryetarin e Shoqatës, Agron Maloku, ku kjo Ministri, konkretisht Ministrja ka bërë një shkelje të ligjit, shkelje mbi organizimin sindikal, pasi që ajo ka pritu ta lexoj këtë ligj dhe në atë ligj thuhet shumë qartë se funksionarët , apo drejtuesit e sindikatave e në këtë rast edhe Shoqatës kanë imunitet sindikal”, u shpreh Gashi.
Ndërkaq, nga Këshilli Grevist, Ali Sefaj ka kërkuar kthimin e zyrtarëve nëpër pozitat që kanë qenë.
“Konform me legjislacionin në fuqi kërkojmë që të revokohen vendimet që njerëzit të kthehen në pozitat në të cilat kanë qenë”, deklaroi Sefaj.
Pos tjerash, ata kanë ndarë pakënaqësitë e tyre në 14 pika, të cilat i referohen integritetit fizik e profesional të këtij institucioni.
Kronika e gazetares Flakë Ajeti.