Përmes raportit 24-orësh, Policia njoftoi se e mitura kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16-vjeç me një person.
Sipas PK-së, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 17.11.2022 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Teve1.info/