TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pensionistët: S’mund të mbijetosh me 100 euro në muaj

nga TËVË 1
19 Shkurt, 2023
0
A A
AAK: Koeficienti të jetë mbi 130 euro, ose Ligjin e Pagave e çojmë në Kushtetuese

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se aktualisht janë 149 mijë pensionistë kosovarë që marrin nga vetëm 100 euro në muaj, shumë kjo e pamjaftueshme për jetesë normale.

Jakaj ka thënë se reformat pensionale dhe sociale janë paraparë në programin qeverisës 2021-2025, por ato nuk kanë ndodhur.

“Në programin qeverisës 2021-2025 është paraparë reforma pensionale dhe sociale, por ajo nuk ka ndodhur brenda dy viteve të para. Kanë ndodhur disa propozime, disa vendime, por reforma nuk ka pasur”.

“Aktualisht janë 200 mijë pensionistë; 49 mijë janë kontribut-pagues, ndërsa 149 mijë janë pensionistë të cilët marrin shumën mujore prej 100 eurove. Shuma prej 100 eurove nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye konsiderojmë si IKD se reforma pensionale dhe sociale duhet të behët sa më shpejt”.

Jakaj tha se gjendja e pensionistëve është rënduar edhe më shumë nga krizat botërore dhe rritja e çmimeve e produkteve bazë.

“Sot pensionistët ballafaqohen me jetesë të rëndë, si pasojë e tri krizave botërore: Pandemia, kriza energjetike dhe kriza e shkaktuar nga agresioni rus që ka ndodhur në Ukrainë. E kemi parë sesi prokutet bazë, si kripa, buka, mielli, pemët, perimet e mishi, janë shtrenjtuar; është shtrenjtuar çmimi i energjisë, çmimi i banimit. Për këtë arsye Qeveria është dashur ta bëjë ndryshimin. Jo t’i zvogëlojë pensionet në emër të reformës, por në emër të kësaj skeme të zgjerohen ato, që ata të mos kenë probleme për ta kaluar një muaj jetesë”, tha ai.

Tutje, ai e ka cilësuar të drejtë vendimin e i Gjykatës Kushtetuese për t’u shfuqizuar dispozita ligjore për pensionistët të cilët nuk kanë pasur 15 vjet përvojë pune.

“Si rezultat i mosreformimit të Ligjit për skemat pensionale, e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shfuqizon dispozitën ligjore, përkatësisht një nen diskriminues për pensionistët të cilët nuk kanë mundur ta marrin pensionin e plotë për shkak se nuk e kanë 15-vitshin, para 31 janarit të vitit 1999. Fatmirësisht kjo dispozitë është shfuqizuar dhe është urdhëruar Kuvendi dhe Qeveria që t’i bëjnë ndryshimet deri me 15 korrik 2023″, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, tha se as kjo Qeveri nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës.

“Nuk është vetëm kjo Qeveri, por të gjitha qeveritë, në kampanja zgjedhore premtojnë mjaltë dhe tamël, por në realitet na ofron therra dhe shkurre. Edhe kjo qeveri nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës”.

Gashi tha se kur flitet për pensionistët, duhet të pyeten vetë ata, porse Ministria e Financave ka refuzuar vazhdimisht që t’i përfshijë në proces.

“Më e keqja është se nuk ka vesh me dëgju dhe nuk e ka sensin e të dëgjuarit. Kur bëhet fjalë për pensionistët duhet të pyeten pensionistët”.

“Ne nuk jemi të verbër, nuk jemi të shurdhër. Ne nuk jemi më pak të ngritur në aspektin profesional dhe intelektual sesa ata që po vendosin për ne, bile po them me kompetencë që ata janë më pa përvojë dhe me pak të informuar për këto çështje sesa që janë pensionistët”.

Gashi thekson se Qeveria e ka për detyrë t’i rrisë pensionet në bazë të indeksit të inflacionit.

“Këta kanë vendosë me na pre një këmishë, pavarësisht që s’i kanë matë dimensionet tona sa janë. Dimensionet tona janë të gjithë popullatës së Kosovës që është me një inflacion deri në 60 për qind brenda 2 viteve. Qeveria e ka me ligj që ta bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit çdo fund vit dhe komfor inflacionit t’i rrisë pensionet për çdo vit”, tha ai.

“Ne po e dëgjojmë në media që është duke u bërë reformë. Ne i kemi bërë shkresë zyrtare përmes email-it Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të përfshijnë një person nga Lidhja e Pensionistëve në Komisionin për hartimin e këtij draft-ligji. Ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, nuk na kanë ftuar kurrë. Kemi bërë kërkesë që të kemi një kopje të këtij draft-ligji dhe as kopje nuk na kanë dërguar. Për ata ne nuk ekzistojmë dhe për ata ne nuk paraqesim asgjë”.

Gashi tha se më shumë se gjysma e parave që pensionistët marrin shkojnë në barna, kështu që atyre nuk u mbetet asgjë për ushqim e nevoja të tjera të jetës, raporton EO.

“Nuk mundesh me lidhë fillimin e muajit me fundin e muajit me 100 euro. Mesataren që e shpenzojnë pensionistët për barna është diku 60 euro dhe ju mbeten 40 euro. Nëse 40 euro përdoren për ushqim, nga një byrek në ditë që është 130 cent një, tani nuk ka as drekë as darkë, as për të paguar rrymë, as për ngrohje, as veshmbathje”.

Tags: 100 euroPensionitëtreforma
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka me fjalë të mëdha për Alonson

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X