TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Papunësia shkak i ikjes së të rinjve nga Kosova

nga tëvë1
13 Janar, 2023
0
A A
Papunësia shkak i ikjes së të rinjve nga Kosova

Autor: Edona Salihu

Sipas sociologëve dhe psikologëve konsiderohet se ky fenomen po ndodh për shkak të disa faktorëve siç janë mungesa e perspektivës, kushtet jo të kënaqshme në punë, por edhe mungesa e besimit në institucione.

Sociologu Ferdi Kamberi, thotë se fenomeni i migrimit ka ekzistuar çdo herë, por që njerëzit siç tha ai, migrojnë për shkaqe e rrethana të ndryshme.

“Migrimi nuk është i ri dhe ai ka ekzistuar çdo herë për shkaqe dhe rrethana të ndryshme. Njerëzit migrojnë për disa shkaqe apo rrethana, ndër to: gjetja e një perspektive më të mirë në një vend apo shtet tjetër, edukimi – arsimimi, bashkimi familjar, pasiguria sociale, azili politik, rrezikimi i jetës në vendin e origjinës, faktorët socio-ekonomik, përfshirë papunësinë e lartë e cila ka reflektuar në një varfëri të lartë, ndryshimet dhe zhvillimet globale, si dhe faktorë të tjerë”, tha ai.

Sipas tij, ka disa faktorë që po ndikojnë në rritjen e migrantëve drejtë vendeve perëndimore, madje Kamberi e cilëson si sinjal për institucionet e vendit marrjen e masave adekuate, për të mos arritur deri te plakja e popullsisë.

“Në Kosovë, viteve të fundit ka pasur një fluks të rritjes së migrantëve për në vendet tjera, sidomos në vendet perëndimore dhe një prej faktorëve padyshim se ka qenë mungesa e një perspektive për të rinjtë në Kosovë, si dhe shkaqet socio – ekomomike, standardi i ulët i jetesës, papunësia, varfëria, mungesa e profileve adekuate, bashkimi familjar, mungesa e sigurimeve, sëmundjet e ndryshme të cilat nuk gjejnë kurim në Kosovë, si dhe faktorë të tjerë. Ky trend i lëvizjeve të popullsisë i cili nuk është prezent vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet tjera, është shqetësim serioz dhe një sinjal për institucionet e vendit që nëse nuk marrin masa adekuate, minimizimin e këtij fenomeni, padyshim se do të përballemi me mungesë të fuqisë punëtore, pasi të rinjtë janë mosha kryesore e cila po migron, pastaj do të kemi probleme të theksuara në rënien e natalitetit dhe në rritjen e plakjes së popullsisë”, tha ai.

Gjithashtu edhe sociologu, Bajram Luzha, thotë se ndikimi i migrimeve në shoqërinë kosovare vërehet në strukturën e popullsisë, e cila më pastaj siç tha ai qon edhe drejt plakjes demografike të popullsisë

“Migrimi paraqet një fenomen tejet të dukshëm ne shoqërinë kosovare. Zakonisht pjesa më e madhe e atyre që largohen apo synojnë largimin nga Kosova jane te rinjte, te cilët deshirojne një të ardhme më të mirë. Thënë kjo, i kemi dy aspekte që duhet të përmenden. E para ka te bëjë me faktorët  dhe e dyta me ndikimin e migrimeve në shoqëri. Faktorë qe mund te permenden jane: mungesa e perspektives, papunesia, niveli i larte i varferise, kushtet jo te kenaqshme ne punë (për ata që janë në gjendje pune por synojnë largimin), mungesa e besimit në institucione (qëndrore dhe lokale) etj. Ndikimi i migrimeve vërehet shumë në strukturen e popullsisë. Pasi të rinjtë janë ata që po migrojnë më shumë, ndryshon mosha mesatare e popullsisë, shto kësaj faktin e uljes së natalitetit, janë aspekte që qojnë drejt plakjes së popullsisë”, tha ai.

Në anën tjetër psikologu Rron Kastrati, po e sheh largimin e të rinjëve nga Kosova si demotivues për strukturat sociale të shoqërisë.

“Sipas pikëpamjes psikologjike largimi i të rinjëve jashtë vendit deformon dhe ngushton shpresën e shumë të tjerëve që po avansojnë në procese studimore, adoleshentëve që janë para-përcaktimit drejt fazës universitare. Njëkohësisht ky fenomen demotivon strukturat sociale të shoqërisë dhe ndikon në kuptimin ekzistencial të të rinjëve, duke i nxitur të luftojnë për një mbijetesë rutinore në pamundësi për ta zgjeruar zonën ekzistenciale dhe esenciale të jetës së tyre me preferencat, ëndrrat, synimet e mirqena”, tha ai.

Madje sipas Kastratit, ky fenomen po e shpërfaq depresionin kolektiv të shoqërisë kosovare.

“Ky fenomen tashmë aktual i distancon ata/ato nga atashimi dhe afirmimi familjar, që për pasojë prodhon stresorë ambiental, socio-emocional në marrëdhëniet personale me familjarët dhe shoqërinë në përgjithësi. Si përfundim largimi i të rinjëve jashtë vendit shpërfaq depresionin kolektiv të shoqërisë dhe si rrjedhojë dhe deficitet e një politike neglizhente, që po breshkon në reformimin e politikbërjes së shëndoshë ndaj shoqërisë referuar kontekstit vendor”, tha ai.

Teksa si zgjidhje adekuate psikologu Kastrati, po e sheh ofrimin e mundësive dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale e profesionale,  rimbursimin dhe motivimin institucional ndaj studentëve siç tha ai, përmes praktikave produktive në çdo aspiratë apo objektiv të caktuar.

Ndryshe  gjatë vitit 2021 mbi 42 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Qeveria ka për qëllim që ta rrisë punësimin dhe në të njëjtën kohë ta ndalojë migrimin.

Teksa në anën tjetër Sindikatat e Pavarura të Kosovës konsiderojnë se mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të ndjehet dukshëm në vend. Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi paralajmëroi një tronditje të madhe të mungesës së fuqisë punëtore, e cila sipas tij, do të fillojë të ndjehet qysh në pranverë./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X