“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani ka thënë se Sekretarin Blinken e ka informuar për zhvillimet e reja që nga takimi i tyre i fundit.
Ajo e ka falënderuar Blinken për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon.
“E informova mbi zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani.
Presidentja gjatë ditës ka pasur rastin ta takojë edhe Presidentin Joe Biden, gjatë fotografimit tradicional me të dhe Zonjën e Parë, Jill Biden