TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani ndan medalje presidenciale: Duke e mbrojtur të vërtetën e mbrojmë shtetin

nga TËVË 1
20 Shkurt, 2023
0
A A
Osmani ndan medalje presidenciale: Duke e mbrojtur të vërtetën e mbrojmë shtetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta mbrojnë të vërtetën, sidomos këto ditë ku ajo po sfidohet si kurrë më parë nga forcat destruktive që dëshirojnë kthimin te e kaluara e dhimbshme.

Këto komente Osmani i bëri me rastin e ndarjes së medaljeve për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidentja Osmani në këtë ceremoni, tha se po nderojnë njerëzit që kanë kontribuar për lirinë tonë dhe ata që po kontribuojnë në forcimin e shtetit në fusha të ndryshme. Ajo tha se datat e veçanta siç është 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës, janë momente reflektimi për të kaluarën, të ardhmen dhe të tashmen tonë.

Sipas presidentes Osmani, personalitetet që kanë vendosur t’i dekorojnë me medalje, janë dëshmitarë se suksesi nuk do të thotë vetëm arritje personale, por edhe kontribut për të mirën e përgjithshme. Megjithatë, tha se këto dekorata dëshiron t’i nis me të mbijetuarit e luftës, për të cilët tha se çdoherë e tregojnë të vërtetën e një populli.

“E përbashkëta e gjithë këtyre është se kanë dhënë një kontribut të veçantë dhe domethënës për Kosovën. Përkushtimi i tyre i palëkundur në kauzën e shtetit dhe lartësimin e republikës është tejet frymëzues. Veprimtaria e tyre ka treguar se me punë e vendosmëri mund të arrijmë gjëra të mëdha. Ata kanë demonstruar që secili ka fuqinë për të bërë një ndryshim. Ua kemi borxh mirënjohjen institucionale dhe shoqërore këtyre figurave të merituara që me vetmohim ia kanë kushtuar jetën shtetit tonë…. Jemi mbledhur për të nderuar personalitete që kanë kontribuar në fusha të ndryshme por do të fillojë me të mbijetuarit e luftës, të krimeve dhe masakrave, të cilët vazhdojnë të jenë në ballë të betejës për të mbrojtur të vërtetën, të vërtetën e një populli të shtypur që ishte viktimë e një regjimi gjenocidal e që luftoi për lirinë e vet.. Ndër të dekoruarit është edhe Besarta Jashari e cila ishte një vajzë e vogël kur i mbijetojë sulmit ndaj familjes Jashari “, tha ajo.

Ajo shtoi se sot nderojnë edhe Ferdorie Qerkezi, e cila për më shumë se dy dekadash kërkon burrin dhe katër djemtë e zhdukur me dhunë, e që çdoherë ka treguar atë çka bën regjimi serb.

“Masakra e Reçakut, bëri bujë në botë, alarmoi për krimet serbe në Kosovë, shpërfaqi egërsinë e regjimit gjenocidial të Millosheviqit. Sot me ne është Ramë Shabani, një nga të mbijetuarit, i cili krimin e llahtarshëm e ka dëshmuar dhe do të vazhdoj ta dëshmojë kudo dhe kurdo…liria është e vërteta jonë, andaj për secilin krim e për secilën viktimë, ne duhet të jemi dëshmitarë të vendosur, sepse duke e mbrojtur të vërtetën ne e mbrojmë edhe shteti tonë. E kemi obligim ta mbrojmë të vërtetën, atë duhet ta bëjmë çdo ditë dhe kudo, sidomos këto ditë ku ajo po sfidohet si kurrë më parë nga forcat destruktive që dëshirojnë të na kthejë ka e kaluara e dhimbshme. Ne do t’ia njohim kontributin gjithsecilit që ka dhënë një gur në themelet e shtetit”, tha ajo.

Osmani tha se po nderojnë edhe ushtarët e FSK-së, të cilët po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht në Turqi, por edhe policët e guximshëm që punojnë për sigurinë e vendit. Gjithashtu, Osmani njoftoi se në mesin e të dekoruarve ka edhe miq ndërkombëtar dhe sportistët tanë që e promovojnë Kosovën çdo ditë.

Presidentja tha se sot nderojnë edhe njerëzit e kulturës dhe artit, si dhe institucionet e shëndetit publik që bartën barrën kryesore në luftimin e COVID-19.

E mbijetuara e masakrës së familjes Jashari, Besarta Jashari tha se në prag të 25 vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se edhe kësaj radhe si çdoherë po e ndajnë dhimbjen së bashku.

“Si e mbijetuar e betejës së familjes Jashari, dhe e mbijetuar e gjallë, kam obligim ndaj familjes time por edhe ndaj kombit tonë, kam obligim që të rrëfej të vërtetën për dhunën e forcave serbe mbi civilët por mbi të gjitha për heroizmin e familjes tonë për gjatë tri ditëve. Kjo medalje është motiv për mua të vazhdoj të rrëfej të vërtetën, të mbrojë të vërtetën“, tha ajo, raporton KP.

Presidentja Osmani tha se dekorimi dhe nderime për ata që kontribuuan për liri dhe të tjerët që kontribuojnë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit tonë do të vazhdojë çdoherë.

Tags: 15-vjetoriMedalje presidencialeVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X