Osmani falënderon amerikanët që kanë shërbyer në Kosovë

Osmani deklaroi se populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e çdo amerikani që ka shërbyer në Kosovë, raporton teve1.info

“Në kampin Bondsteel, ne u bashkuam me ushtarët amerikanë për një drekë speciale për Ditën e Falënderimeve.Populli i Kosovës është mirënjohës për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e çdo amerikani që ka shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh ndër vite”, ka shkruar ajo.

“Lidhja jonë është më e fortë se kurrë”, shtoi Osmani.

Ndryshe, Dita e Falënderimeve është një festë shumë e rëndësishme amerikane, e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e Falënderimeve e shpallur nga Xhorxh Uashington, festohet që nga viti 1789.