TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nrecaj tregon të metat e Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

nga TËVË 1
24 Shkurt, 2023
0
A A
Nrecaj tregon të metat e Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Avokati, Anton Nrecaj nga Instituti Clard, ka thënë se ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka disa të meta.

Nrecaj ka thënë se si institut kanë pasur vërejtje të shumta për mënyrën se si është hartuar dhe si mendohet të funksionon kjo byro.

“Në momentin kur është bë propozimi i projektligjit të tillë, ne kemi pasur vërejtje të shumta, jo për arsyen, argumentin që nuk është i nevojshëm një ligj i tillë, mirëpo për argumentin-mënyrën se si është hartuar dhe si mendohet të funksionoj kjo byro”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sa i përket vërtetimit që një zyrtar ka fituar pasuri të pajustifikueshme, Nrecaj thotë që në kuadër të këtij ligji humbet elementi i barazisë në proces.

“Sa i përket rolit të Prokurorisë, që një zyrtar ka fituar ose ka bë pasuri të pajustifikueshme ajo konisederohet si vepër penale. Nga ana tjetër, në kuadër të këtij ligji humbet edhe elementi i barazisë në proces. Për shkak që nëse pasuria justifikohet dhe në fund vërtetohet edhe kundërta, atëherë aspekti i kompensimit të dëmit të shkaktuar nga shteti për shkak që e ka bllokuar pasurinë e një qytetari, kush është institucioni që duhet t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar nga pasuria e cila është konfiskuar dhe në fund ka rezultuar të jetë një pasuri e cila ka qenë e krijuar në mënyrë të ligjshme”, ka deklaruar ai.

Tutje, Nrecaj ka numëruar edhe një tjetër të metë të këtij ligji, që sipas tij është periudha e hetimit, pasi që parasheh që t’i hetojë ata qytetarë të cilët kanë fituar pasuri vetëm pas vitit 2008.

“E meta tjetër është që ky ligj i heton të gjithë ata qytetarë të cilët konsiderohet që kanë krijuar pasuri nga viti 2008, d.m.th. nga data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e tutje. Të gjithë e dimë që procesi i privatizimit vala e madhe, kur korrupsioni është rritë dhe është zhvilluar ka qenë para shpalljes së pavarësisë, gjatë periudhës sa kanë qenë institucionet e përkohshme në bashkëpunim me UNMIK-un”, ka deklaruar avokati.

Ai ka thënë se subjekt i hetimit përveç zyrtarëve mund të jenë edhe familjarët e tyre.

Ndërkohë, lidhur me këtë ligj, Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin që ligji nuk është në harmoni me Kushtetutën. Ndërsa, për këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka cilësuar si tentim për zvarritje reformash.

Me këtë ligj parashihet të rregullohet mënyra dhe procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, si dhe themelimi, organizimi dhe kompetencat e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Tags: Anton RecajProjektligji për Byronë ShtetëroreShoqeria Civile
ShareTweet

Postime të ngjashme

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X