Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së për rajonin e Mitrovicës, ka thënë për teve1.info se rasti është lajmëruar nga familjarët e saj.
“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./teve1.info/