Në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, përcjellë teve1.info.
“Fsh. Jazhinc, Klinë 21.11.2022 – 06:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.
Ndërkohë të hënën ky rast është raportuar nga Policia e Kosovës si një vetaksident.