Për këtë, përmes një postimi në Facebook, Mustafa e ka pyetur Qeverinë se qfarë pritet të ndodh në muajt e ardhshëm dhe cili është plani i tyre për të nxjerrë vendin nga kriza energjetike.
“Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane. Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt? Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike? A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kË?”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, reduktime të energjisë elektrike janë paralajmëruar për në dimër nga Qeveria. /Teve1.info/