Ai ka folur edhe për sektorin privat që sipas opozitës nuk paraparë asnjë ndihmë.
Murati përmendi se ata kanë miratuar Ligjin për caktimin e çmimeve tavan. Ai tha se opozita jo që nuk e votoi por e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese duke ju referuar LDK-së që të mërkurën këtë Ligj e ka dërguar në Kushtetuese.
Ministri i Financave tha se vetëm ata që kanë interesa nga super-marketet mund ta dërgojnë në Kushtetuese një Ligj të tillë.
“Ne kemi kalu një Ligj sa i përket çmimeve tavan, por ju nuk e keni votuar madje e keni dërgu në Gjykatë Kushtetuese. Vetëm dikush hipokrit dhe që mund të ketë interesa të përbashkëta me supermarkete e dërgon një ligj të tillë në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Murati raporton teve1.info.
Ai ka folur edhe Ligjin për Paga që sipas opozitës nuk është paraparë në buxhetin vitit të ardhshëm.
Murati tha se kanë planifikuar 95 milionë euro më shumë për paga se Qeveria e PAN-it që kishte planifikuar me Ligjin e pagave.
Ndërsa, për mungesën e buxhetin për Vettingun dhe Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, tha se vetëm Kuvendi ta miratojë se buxheti nuk mungon.
“Veç a jeni që i kaloni këto ligje se buxheti nuk mungon”, ka thënë Murati.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa duke i regjur ministrit Murati tha se ata po mendojnë edhe për bizneset e vogla, duke shtuar se Ligji për çmimet tavan është anti-kushtetues
https://teve1.info/lajmet/ldk-dorezon-ne-kushtetuese-ligjin-per-caktimin-e-cmimeve-tavan-ka-nje-thirrje-per-osmanin/