tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Ministria e Mbrojtjes: Të gatshëm për ta ndihmuar Ukrainën nëse na kërkohet nga SHBA

tëvë1 nga tëvë1
24/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një deklarate të kësaj ministrie, “Rusia e sinkronizuar me aleatin e saj, Serbinë, vazhdojnë intensivisht me aktivitetet e luftës hibride, tashmë të njohura, në rajonin tonë, siç ishin edhe deklaratat dezinformuese, para pak ditëve nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë”.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos ndikohen nga dezinformatat e Rusisë.

Po ashtu ministria është shprehur që nëse kërkohet nga ShBA do të jetë e gatshme me të gjitha kapacitetet e FSK-së.

Sipas ministrisë duke parë kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë për destabilizim të situatës në Ballkan, është koha që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në NATO të shqyrtohet seriozisht.

Deklarata e plotë:

Ministria e Mbrojtjes, me vëmendje maksimale jemi duke monitoruar situatën kritike të sigurisë në Evropë të shkaktuar nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe implikimet për sigurinë rajonale, kontinentale dhe globale.
Ministria e Mbrojtjes, me mekanizmat tanë, monitorojmë pandërprerë, të gjitha dukuritë dhe proceset rajonale e globale, si dhe synimet dhe aktivitetet e akterëve armiqësor që rrezikojnë sigurinë e vendit tonë nga jashtë.
Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, Rusia e sinkronizuar me aleatin e saj, Serbinë, vazhdojnë intenzivisht me aktivitetet e luftës hibride, tashmë të njohura, në rajonin tonë, siç ishin edhe deklaratat dezinformuese, para pak ditëve nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë.
Kjo dezinformatë e rrezikshme, qëllimi i së cilës lexohet qartë, synon të shkaktojë konfuzion brenda unitetit të deritashëm të vendeve dhe kombeve me orientim euroatlantik, dhe të cenoj kohezionin e përgjithshëm të qytetarisë botërore demokratike që solidarizohen me Ukrainën dhe popullin e saj.
Prandaj qytetarë të dashur,
Lajmet e rrejshme, trillimet dhe inskenimet e mundshme, janë element që zbatojnë strukturat ruse dhe ato të sponzorizuara nga ta, në vazhdimësi edhe në situatën aktuale.
Prandaj kërkojmë nga ju që të mos bieni viktimë e tyre, por të merrni parasysh vetëm informacionet zyrtare nga institucionet relevante shtetërore të Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës, dhe qytetarët e saj në përgjithësi, përmes përfaqësuesëve të saj kanë shprehur hapur dhe në mënyrë të vendosur mbështetjen për popullin e Ukrainës, si dhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Prandaj, nuk kanë asnjë arsye të organizohen në struktura joshtetërore për të ofruar një solidaritet dhe mbështetje të tillë, traditë kjo e njohur pikërisht nga vet qarqet ruse dhe serbe për veprime me mekanizma e struktura paramilitare dhe mercenare famëkeqe të njohura tani më për krime monstruoze në Ballkan, viktima të së cilave janë edhe vet populli ynë liridashës e paqedashës.
Në anën tjetër, nëse kërkohet nga SHBA, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme.
Republika e Kosovës është e bashkuar fuqishëm me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, aleatët e tyre nga NATO dhe Bashkimin Evropian.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj pa dallim, kanë dëshmuar dhe e dëshmojnë fuqishëm në vazhdimësi, orientimin e plotë dhe të natyrshëm euroatlantik, andaj edhe kërkojmë nga vendimmarrësit politik dhe ushtarak të NATO-s, që sa më parë të procedojnë me ftesën për anëtarësimin tonë në NATO.
Duke pasur parasysh, kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë shumë seriozizht mjedisin e sigurisë, paqes, stabilitetit dhe demokracisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor, nga politika destruktive dhe agresive e Rusisë dhe aleatëve të saj, është koha që SHBA të miratojë kërkesën tonë të kahershme për vendosjen e Bazës së Përhershme Ushtarake Amerikane në Kosovë.
Për arsyen e njëjtë, gjithashtu vlerësojmë se është koha që kërkesa jonë e përhershme për anëtarësim në NATO të trajtohet me seriozitetin maksimal dhe vendimmarrje konkrete pozitive.
Ky veprim do të jetë edhe një vlerë e shtuar, krahas vlerave që bartë NATO, dhe përkon me synimin tonë kryesor nacional, në aleancë të përjetshme me SHBA-në.
Kjo është koha që të gjitha kombet e përgjegjshme të qëndrojnë fuqishëm së bashku në anën e duhur të historisë./Teve1.info/

Tags: Ministria e MbrojtjesSHBAUkraine

Të ngjashëm

LAJMET

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
LAJMET

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
LAJMET

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
LAJMET

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
LAJMET

Bislimi e quan të padrejtë pengesën ndaj Kosovës për të kontribuuar në Konferencën e Donatorëve

20/03/2023
LAJMET

Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

20/03/2023

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
0

“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u...

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
0

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut...

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke folur për mundësinë e themelimit të Asociacionit, thotë se në...

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se në rrethanat aktuale ka qenë e vlefshme që...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.