tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Miftaraj: Mos u çuditni nëse vrasja e fundit në Prizren, del të jetë ‘vetëmbrojtje’

tëvë1 nga tëvë1
04/01/2023
A A
Analistët vlerësojnë se Qeveria Kurti është më jotransparentja që nga pas lufta
Share on FacebookShare on Twitter

Miftaraj ka thënë se mos u çuditni nëse vrasja e fundit në Prizren del të jetë në “vetëmbrojtje”.

“Mos u çuditni nëse në fund del se vrasja e fundit në Prizren, del të jetë në “vetëmbrojtje”! Nëse prokuroria dhe gjykata në Prizren, e kanë fal 16 herë me dënime amnistuese, nuk përjashtohet mundësia që edhe herën e 17 me ia ba një argat. Në një shtet normal KGJK dhe KPK, sot u deshtë me caktu komisione ad hoc të përbërë nga gjykatës dhe prokurorë me integritet, përvojë dhe ekspertize me i analizu, vleresu dhe verifiku 16 aktakuzat, 16 aktgjykimet ne rastet ndaj Dibran Hoxhes”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë në 16 aktakuzat ndaj Hoxhës është interes publik të kuptohet se cilët janë prokurorët e këtyre rasteve.

“Është interes publik me kuptu se ne 16 aktakuza, çilet janë prokuroret e këtyre rasteve? Ne 16 aktakuza dhe shqyrtime gjyqësore sa here prokuroret kanë informu gjykatën se kryesi i veprave penale është recidivist? Ne 16 aktgjykimet dënuese është interes publik me ditë se si është zbatu politika ndëshkimore? Ndaj 16 aktgjykimeve ne sa prej tyre është bere ankese nga ana e prokurorit lidhur me dënimin e shqiptuar?”, tha tutje ai.

Sipas tij, në rastin në fjalë ku janë 16 aktgjykime dënuese, duhet ditur nëse Shërbimi Sprovues ka qenë i informuar dhe nëse po, a ka marrë ndonjë veprim.

“Ministria e Drejtësisë në kuadër të saj ka Shërbimin Sprovues i cili është kompetent në organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative dhe të riintegrimit shoqëror të personave të dënuar. Në rastin në fjalë ku kemi 16 aktgjykime dënuese, Shërbimi Sprovues a ka qene i informuar, nëse po a ka marr ndonjë veprim? Apo Shërbimi Sprovues është një mekanizëm, një numër i zyrtareve publik që paguhen nga shteti, por që në publik pak persona janë të njohur lidhur me atë që bëjnë apo çka punojnë? Shërbimi Korrektues të dal me njoftim se në 16 aktgjykime ndaj Dibran Hoxhes, me sa është dënuar me burgim efektiv? Shërbimi Korrektues i Ministrisë se Drejtësisë të del dhe të informoj publikun se në rastet kur është dënuar me burg efektiv, a e ka vuajtur dënimin në tërësi? Cila ka qenë sjellja e tij në qendrat korrektuese? Shume pyetje, e asnjë përgjigje nga asnjëra hallkë e institucioneve të drejtësisë!”, ka përfunduar Miftaraj. /Teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Arrestohen 5 persona për marrje me prostitucion

01/02/2023
Arrestohet në Shtime personi i kërkuar nga Policia
LAJMET

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një vajzë

01/02/2023
Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve
LAJMET

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

01/02/2023
Kusari: Zgjedhja e Gërvallës, kapje e RTK-së nga partia në pushtet
LAJMET

Kusari: Brenda pak orësh RTK u shkatërrua, edhe pse ishte rrugës për t’u depolitizuar

01/02/2023
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mijëra eurove
LAJMET

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mijëra eurove

01/02/2023
Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë
LAJMET

Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë

01/02/2023

Arrestohen 5 persona për marrje me prostitucion

01/02/2023
0

Pesë persona janë arrestuar të martën në Prizren me dyshimin e marrjes me prostitucion. “Raportohet se me datë 31.01.2023 janë...

Arrestohet në Shtime personi i kërkuar nga Policia

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një vajzë

01/02/2023
0

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se dhunoi një vajzë. Në raportin 24 orësh...

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

01/02/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila...

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

01/02/2023
0

Përfaqësues të bizneseve dhe punonjës në Prishtinë të cilët i shfrytëzojnë me qira lokalet nga Ndërmarrja Publike Banesore, kanë protestuar...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.