TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mehaj pret homologen gjermane, flet për angazhimin e FSK-së në misione ndërkombëtare

nga tëvë1
5 Maj, 2022
0
A A
Mehaj pret homologen gjermane, flet për angazhimin e FSK-së në misione ndërkombëtare

Fillimisht, në këtë takim në mes të delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së vendit, të kryesuar nga Mehaj dhe delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, kryesuar nga ministrja gjermane Lambrecht, u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe zhvillimet aktuale të sigurisë në regjion dhe më gjerë, të reflektuara nga agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën.

Me këtë rast, Mehaj falënderoi ministren Lambrecht për kontributin e dhënë për ofrimin e sigurisë nga trupat gjermane, që janë pjesë e KFOR-it.

Më tej, në këtë takim u bisedua për raportet e mira në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ku një kontribut të madh në përafrimin e dy vendeve ka dhënë diaspora kosovare në Gjermani, e integruar mirë, ku numri i tyre është rreth 400 mijë.

Ministri Mehaj theksoi se që të dy vendet gjithashtu ndajnë vlerat e përbashkëta në qeverisjen demokratike dhe kërkoi përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në NATO.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Lambrecht mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave të FSK-së në misione ndërkombëtare, ku trupat gjermane janë të angazhuara.

Ndërsa, Lambrecht theksoi se sikurse deri më tani, shteti gjerman do të vazhdojë të ofrojë përkrahje për Republikën e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova dhe Gjermania janë partnerë të besueshëm dhe të sinqertë më njëri-tjetrin.

Në këtë takim u përmend mundësia e ripërtëritjes së Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të dy vendeve si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes SOFA./kp

Tags: Armend MehajChristine LambrechtFSKhomologe gjermanemisione nderkombetare
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X