Mazreku e quajti këtë “krizë artificiale”, teksa theksoi se reagimi i veteranëve përmes protestës është pritur.
“Qeveria do duhej, po besoj, që në takimin e nesërm me veteranë, po flas edhe vet si veteran i UÇK-së, nuk e shoh të arsyeshme pse kjo lloj krize të krijohet kështu në mënyrë artificiale. Por mund të ketë edhe qëllime të tjera, nuk e kuptoj. Mirëpo është prit që ky reagim i arsyeshëm i veteranëve. Unë i inkurajoj që veteranët të ndjekin rrugën e tyre drejt realizimit të së drejtës së tyre, mirëpo në mënyrë paqësore, duke i respektuar institucionet e Kosovës, duke i respektuar Policinë e Kosovës, sepse ata janë në mbrojtje të rendit dhe institucioneve tona që i kemi ndërtuar me shumë mund”, tha Mazreku në “Info Nata” në Tëvë 1.
Sipas tij të gjithë deputetët e Parlamentit që mendojnë t’i përkrahin veteranët, duhet ta përkrahin iniciativën e tyre. /Teve1.info/