Sipas tij, me Qeveria përmes kësaj pakoje po mundohet të blejë paqen me qytetarët.
“Është fatkeqësi për qytetarët e Kosovës se kush ëshë duke na qeverisur, krenohet me një mbështetje që ja ka marrë qytetarëve të Kosovës që besoj rreth 1 miliardë euro sa janë në suficit për shkak të mosshfrytëzimit, implementimit të planit të ligjit të buxhetit dhe planifikimit çfare e kanë bërë ministritë. Sigurisht që ato pare janë të kursyera ose më mirë të them të pa shfrytëzuara dhe si pasojë, për shkak se nuk ka mundësi me i shfrytëzu në sektore të fushave të caktuara ai po i shpërndanë te qytetarët dhe te shtresat e ndryshme që me ble paqen me ta”, tha ai.
Sipas Lushtakut, këto para në aspektin e inflacionit nuk e kanë ndikimin çfare duhet të kishin nëse kishin me qenë në xhepat e qytetarëve dhe siç tha ai, në xhepat e biznesmenëve të cilët sipas tij, do të prodhonin dhe do të investonin më shumë në bizneset e tyre./teve1.info./