Ata njoftuan se çmimi i naftës ka rënë për 3 cent ndërsa i benzinës është rritur për 1 cent.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.64 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.35 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër” thuhet në njoftim.
Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.