TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kusari-Lila për kritikat e Abazit: Jam në krye të GP me miratimin e deputetëve

nga tëvë1
18 Tetor, 2022
0
A A
Vetëvendosje nuk ndryshon qëndrim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka qenë kritikë ndaj shefes së tij në grupin parlamentar, duke thënë se “po minon diskutimet brenda” si dhe është “handikap i madh” që nuk kryetarja e GP nuk vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, por pozita i takon si pjesë e koalicionit me partinë e Kusari-Lilës, Alternativa.

Kusari-Lila, në një intervistë për KosovaPress, sugjeron deputetin Abazi që të përdorë mekanizmat e brendshëm për çfarëdo ankese, përfshirë edhe Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, pretendimet e deputetit Abazi për minim të demokracisë brenda grupit parlamentar janë të paqëndrueshme dhe të njëjtat nuk janë iniciuar as në organin vendimmarrës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Krahas kësaj, Kusari-Lila, nënvizoi edhe mbështetjen e plotë që e ka nga kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministri Albin Kurti.

“Jo vetëm që ka demokraci, por me siguri Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm në këtë legjislaturë por edhe të kaluarën është shembull për mënyrën si debatohet dhe si zhvillohet demokracia e brendshme. Arsyeja dhe fakti që shumë lajme dalin nga grupi ynë parlamentar, natyrisht jemi edhe grupi më i madh, ku deputetët shprehin lirshëm mendimin e vetë tregon këtë funksionim apo nivel të demokracisë. Pra edhe pse janë pjesë e një grupi parlamentar deputetët shprehin mendimet e tyre që jo gjithmonë janë në përputhje me politikën e përgjithshme të subjektit politik apo grupit parlamentar. Sa i përket akuzave individuale të deputetëve të caktuar, ekziston format dhe forum i mirëfilltë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje. Çka do që lidhet me subjektin adresohet qoftë në grup parlamentar apo Këshill të Përgjithshëm. Kushdo para se të vendosë që ato t’i prezantojë para mediave, besoj se duhet konsumuar mekanizmat e brendshëm. Ky është një debat që do të duhej të zhvillohet në Këshillin e Përgjithshëm. Informatat që i kam unë, ai nuk është zhvilluar asnjëherë dhe nuk është iniciuar. Unë si kryesuese e grupit parlamentar të LVV-së, jam propozuar nga kryetari i partisë, votuar nga deputetët me shumicë. Pastaj pozita është konfirmuar në Këshill të Përgjithshëm, është votuar prapë për pozitën time, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar unë kam kërkuar rikonfirmim të këtij pozicioni dhe mbi 70 për qind kam marrë miratim të deputetëve”, thotë Kusari-Lila.

Ajo tregon se ka pasur dallime në mendime edhe me deputetë të tjerë të grupit parlamentar të LVV-së, madje, sipas saj edhe më dramatike, por vazhdon komunikimin dhe bashkëpunimin në pika të tjera.

“Pyetja është për të, jo për mua. Krejt çka bëj është në kuadër të agjendës dhe mënyrën si unë udhëheq grupin. Personalisht nuk zhvilloj agjenda ndaj askujt, ajo është në koordinim të plotë me grupin parlamentar. Shihet se ne kemi pasur dallime në mendime me deputetët të tjerë shumë më dramatike, por vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin në pika të tjera. Politikat e Kuvendit dhe kësaj legjislature janë të natyrave të ndryshme. Gjëja e fundit ose që nuk prodhojnë asnjë efekt janë kur personalizohen çështjet. Në ato raste nuk pranoj as afër të hyj në debat, pasi këtu nuk jemi në kapacitetin personal, por jemi me mandat që na kanë dhënë votuesit”, shton ajo për KosovaPress.

Nga ana tjetër, shefja e deputetëve të LVV-së është optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo thotë diskutimet për kushte të reja nuk janë të konfirmuara në tërësi, megjithëse, të njëjtat i quan të papranueshme.

“Ajo çka ka dal nga takimi i fundit nuk është në kuptimin e sensit politik e konfirmuar në tërësi. Pasi janë informacione, por nuk janë ato që tregojnë 100 për qind kushtëzimin. Më tepër janë diskutime që kanë ardhur nga vendet anëtare dhe një komunikim zyrtar i presidencës ceke që informon opinionin se deri më 20 tetor do të mund të konkretizojnë ose shtetet mund të japin opinionet e tyre me shkrim…Nuk mundemi në këtë fazë të besojmë që mund të ketë kritere shtesë për Kosovën. Është e kundërta e asaj që do të duhej të ndodhte deri tash. Por nuk duam që të dëmtojmë një proces që ne besojmë se është në rrugë të mbarë për t’u kurorëzuar me sukses. Ndërlidhja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën me sistemin ETIAS nuk është konfirmuar, e dina se është diskutuar, por ai nuk është vetëm për Kosovën por për gjitha vendet e zonës Shengen”, thotë ai.

Lidhur me iniciativën e re franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi, Kusari-Lila nuk pranoi të jap detaje, mirëpo thotë se kryeministri Albin Kurti në një të ardhme të afërt do të raportojë në Kuvend lidhur me këtë proces.

”Nuk kemi informata zyrtare në lidhje me propozimet konkrete. Besoj se kjo është në kompetencë të qeverisë dhe kryeministrit. Deri në marrjen e një informate, gjegjësisht detaje edhe me dinamizmin e procesit, pasi po shohim se ka përpjekje nga gjitha palët që të dinamizohet procesi, por edhe në raport me propozimet konkrete. Unë nuk mundem të jap deklaratë pasi është përtej mandatit tim në këtë rast, apo do të ishte jokorrekte të bëjë ndonjë spekulim. Roli i Kuvendit është ai që është përcaktuar edhe në legjislaturat e mëhershme, që të jetë mbikëqyrës i procesit të informohet me kohë. Ma merr mendja se kryeministri dhe zëvendëskryeministri në një të ardhme të afërt do të bëjnë këtë para seancës plenare. Ka seanca kur ka informacion të ndjeshëm që seanca plenare të jetë e mbyllur”, thekson Kusari-Lila.

Javë më parë, kolegu i Kusari-Lilës në grup parlamentar të LVV-së, deputeti, Haki Abazi, kërkoi dorëheqjen e saj nga pozita e shefes së deputetëve. Sipas tij, e njëjta po e minon demokracinë brenda grupit./KP

Tags: Haki AbaziMimoza Kusari - Lila
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X