TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kusari-Lila: Buxheti i vitit të ardhshëm është i mirëqenies sociale

nga tëvë1
17 Nëntor, 2022
0
A A
Bislimi thotë se u kërcënua në stilin e një banditi nga Tahiri

Ajo tha se me këtë projekt-buxhet do të rritet mbështetja për kategoritë e ndjeshme të shoqërisë, në rritjen e punësimit dhe mundësimin e grave për përfshirje në treg të punës.

Në shqyrtimin e parë të këtij projektligji, ajo tha se ky buxhet është më i larti në historinë e Kosovës dhe ftoi deputetët që ta mbështesin projekt-buxhetin.

“Projekt-buxheti i vitit 2023 është buxhet i mirëqenies sociale, buxhet i zhvillimit ekonomik, buxhet i sigurisë, mbrojtjes, shëndetësisë dhe arsimit. Është buxhet i mirëqenies sociale, sepse do të rritet mbështetja për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, siç janë lehonat. Po ashtu, përfshirjen në skemën e shtesave të të gjithë fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare me një buxhet prej 60 milionë euro. Janë planifikuar edhe 6.5 milionë euro për çerdhet e reja, e cila politikë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit, mundësimin e prindërve me theks të veçantë nënave, në inkuadrimin në tregun e punës, duke marrë parasysh që kemi një përqindje tepër të vogël të grave, të cilat janë punëkërkuese aktive në tregun e punës”, ka thënë ajo.

Po ashtu, shefja e deputetëve të shumicës deklaroi se për herë të parë do të ketë skemë të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara prej 3.5 milionë euro.

“Janë paraparë projekte kapitale që do të rrisin mirëqenien te shtresat e caktuara të shoqërisë, siç është rasti i ndërtimit të pesë shtëpive për kujdesin e të moshuarve. Është buxhet i zhvillimit ekonomik sepse parashihet rreth 106 milionë euro rritje tek investimet kapitale, 120 për qind apo 19 milionë rritje në buxhetin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe
Tregtisë, 15 milionë euro rritje për Ministrinë e Bujqësisë të fokusuara te subvencionet. Buxhet për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, i cili është rritur për 20 për qind krahasuar me vitin aktual. Buxhet në sektorin e shëndetësisë që do të jetë 296 milionë me një rritje prej 15 për qind, krahasuar me vitin aktual. Buxhet i arsimit sepse do të ndahen 285 milionë euro në këtë sektor duke përfshirë shkolla të reja, çerdhe për fëmijë, investim në teknologji dhe ngritje të cilësisë së arsimit”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, Kusari Lila deklaroi se buxheti i paraparë për vitin e ardhshëm do të mbështes komunat me projekte kapitale, ndërsa ka ftuar të gjitha organizatat e shoqërisë civile që të bëhen pjesë e dëgjimeve publike të komisioneve funksionale mes dy leximeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X