TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti tha se masakra e familjes Bogujevci është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

nga tëvë1
28 Mars, 2023
0
A A
Kurti: Krerët e Shqipërisë mbështetën qëndrimin tim se marrëveshja e Ohrit është njohje defakto

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masakra e familjes Bogujevci është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë derisa shtoi se njësiti që ka marrë pjesë në këtë masakër, ka marrë pjesë edhe në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në 24-vjetorin e masakrës së familjes Bogujevci në Podujevë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varrezat e kësaj familje.

“Nga Izbica erdhëm në Llap, në Podujevë, aty ku familja Bogujevci u masakrua nga forcat serbe, saktësisht njësiti famëkeq serb, i cili ka kryer krime të ngjashme edhe në Srebrenicë. Kjo masakër është asgjë më pak se një dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë, i cili në këtë masakër ka vrarë edhe fëmijë, nga 2 deri në 15 vjeç. Kur e shohim sot, udhëheqësi i atij njësiti u lirua nga burgu për kinse sjellje të mirë, ndërsa para pak kohëve u zu dhe u dënua në Greqi si drejtues i një karteli droge”, tha Kurti.

Ndërkaq e mbijetuara e kësaj masakre, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha se në gjithë këtë tragjedi, fati është se familja e saj ka pasur mundësi dhe ka punuar për dokumentimin e këtij krimi.

“Në këtë tragjedi kaq të madhe për neve dhe për mu si e mbijetuar e kësaj masakre, fati ka qenë që kemi mundur të punojmë në dokumentimin e krimeve të kryera në familjen tonë. Megjithatë, duhet punuar ende dhe shpresoj se edhe familjet tjera ta kenë të njëjtën mundësi”, tha Bogujevci.

E pyetur se a është bërë mjaftueshëm në zbardhjen e kësaj dhe masakrave tjera në vend, ajo theksoi se në drejtësi asnjëherë nuk është mjaftueshëm.

“Në drejtësi kurrë nuk është mjaftueshëm, kurrë. Por neve të gjithëve na mbetet që të punojmë që të vihen para drejtësisë të gjithë ata që kanë pasur gisht në krimet e ndryshme të kryera gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë”, tha Bogujevci.

Në familjen Bogujevci në Podujevë, më 28 mars 1999 janë vrarë 16 anëtarë, fëmijë, gra e pleq nga ushtria paramilitare serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

​Numërohen mbi 93% e kutive në Shqipëri, këto janë rezultatet

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X