Në një konferencë për media në hapjen e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ai tha se dokumente të tilla publikohen për ta matur pulsin e qytetarëve dhe të politikanëve.
“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentojë ato; dokumente të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”, tha ai.
Tutje, Kurti u shpreh se qëndrimi i tij është njëjtë dhe se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të jetë me njohjen e ndërsjelltë në qendër si dhe marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme./teve1.info/