Përmes një komunikate për medie nga Qeveria, u tha se në takim është biseduar për rëndësinë e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike, sipas së cilës u konfirmua përkushtimi i Qeverisë për ta rregulluar përmes ligjit.
“Në takim u theksua përkushtimi i Qeverisë për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia e Kosovës. Ai e falënderoi Ipeshkvin për bashkëpunimin për Projektligjin për Liritë Fetare”, thuhet në komunikatë.