Përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, e ka publikuar një fotografi brenda aeroplanit ku gjendet edhe Kurti i cili shihet se është nisur për në Bruksel.
Kurti dhe Vuçiqi do të takohen në Bruksel për të diskutuar për targat dhe situatën e krijuar në veri.
Ndryshe, sonte në mesnatë pritet të hyjë në fuqi faza e dytë e vendimit të Qeverisë, ajo e shqiptimit të gjobave prej 150 eurove lidhur me riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale me akronimet “KM”, “PR”, “UR” etj.
https://teve1.info/lajmet/kurti-udheton-sot-ne-bruksel-neser-takohet-me-vuciqin/