Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Albin Kurti nuk është i vetmi fajtor për këtë katandisje
    • Trepça ndërpret ecurinë pozitive të Yllit
    • Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta
    • Bayerni nuk i ndahet rezultatit 1:1, ndeshja e tretë radhazi me shifra identike
    • BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës
    • Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe
    • Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme
    • Prishtina së shpejti me market social
    • Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”
    • Buzëqesh Rashica, shënon golin e parë në Superligën e Turqisë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Kurti në takim me senatoren Ernst: Kosova e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n
    LAJMET 19/02/2022

    Kurti në takim me senatoren Ernst: Kosova e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n.
    Facebook Twitter Email

    Ai këto komente i ka bërë në takimin që ka zhvilluar me Senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst,i cili u zhvillua në në margjina të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

    Kryeministri Kurti e falënderoi senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen dhe ndihmën që ShBA-të dhe shteti i Ioëa-s i ka dhënë Kosovës, për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Jemi krenarë për bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, tha kryeministri Kurti, ka shkruar Kurti në Twitter

    Ai shtoi se ishte kënaqësi e madhe që gjeneralmajor Corell nga Garda Kombëtare e Ioëa-s ishte në Kosovë për Ditën e Pavarësisë.

    Senatorja amerikane konfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës, përtej partneritetit ushtarak, në të gjitha fushat zhvillimore.

    Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë, kryeministri theksoi se qeveria mirëpret avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n, shkëmbimin e praktikave, veçanërisht në ekonomi, bujqësi, mjedis e energji të ripërtërishtme.

    Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në rajon dhe botë./Tëvë1.info/

    albin kurti Iowa takimi me seantoren Ernest
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta

    28/01/2023

    Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

    28/01/2023

    Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme

    28/01/2023

    Prishtina së shpejti me market social

    28/01/2023

    Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”

    28/01/2023

    Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve

    28/01/2023

    Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.