TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti kujton masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan

nga tëvë1
14 Maj, 2022
0
A A
Kurti kujton masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan

Kurti në Facebook ka thënë se në këto fshatra 23 vjet më parë janë kryer krime të tmerrshme, ku u lanë të vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

“Krahas vrasjeve, nga këto fshatra janë dëbuar me dhunë qindra civilë dhe janë plaçkitur e djegur një pjesë e madhe e shtëpive. Për të gjithë ata që e kanë përjetuar luftën e fundit në Kosovë në këtë zonë, ju kujtohet që gjatë majit 1999 në të gjitha këto fshatra, plaçkiteshin, ndaheshin burrat nga gratë, kryhej pushkatimi dhe digjeshin shtëpitë me kufoma brenda”, ka shkruar ai.

Kurti tutje ka thënë se zakonisht për raste të tilla mungojnë gjykimet e aktakuzat.

“Por, në shkurt të vitit 2015 Departamenti për Krime Lufte i Gjykatës së Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në rigjykim. Prej 2015-ës disa të akuzuar kanë vdekur, e disa janë larguar nga aktakuza për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. Megjithatë qysh prej vitit 2015, gjykimi është akoma duke vazhduar. Prej vitit 2015, s’ka asnjë rezultat konkret”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit tha se edhe pse disa prej të akuzuarve kanë vdekur, e disa janë larguar nga aktakuza sipas tij ende nuk ka asnjë rezultat konkret. Ai theksoi se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

“Prej 2015-ës disa të akuzuar kanë vdekur, e disa janë larguar nga aktakuza për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. Megjithatë qysh prej vitit 2015, gjykimi është akoma duke vazhduar. Prej vitit 2015, s’ka asnjë rezultat konkret. Përkundër faktit që janë dëgjuar 116 dëshmitarë në këtë rast, akoma sot, në vitin 2022, nuk ka asnjë të dënuar me Aktgjykim përfundimtar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Viktimat meritojnë të pushojnë në paqe, e familjet të jenë të qetë duke e ditur që kriminelët kanë marrë dënimin e merituar”, shkroi tutje ai./teve1.info/.

Tags: kujton masakratkurtiqyshk llaabjan zahaq pavlan
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Gjermania ndalon grupin “Mbretëria e Gjermanisë”, arreston liderët e tij

Gjermania ndalon grupin “Mbretëria e Gjermanisë”, arreston liderët e tij

Beshiktashi insiston për Ismajlin

Ismajli ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X