Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Borisov: Ka përpjekje për kthimin e Maqedonisë së V. nën ndikimin e Rusisë
    • Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët
    • Manchester United dëshiron mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij
    • Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë
    • PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake
    • Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Kryeziu: Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo Qeveria
    LAJMET 24/01/2023

    Kryeziu: Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo Qeveria

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna e jo Qeveria.
    Facebook Twitter Email

    Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se vlerën e tatimit e cakton komuna dhe jo ministria e Financave apo Qeveria e Kosovës, raporton teve1.info

    “Sqarim: vlerën e tatimit e cakton komuna, e jo ministria e Financave apo Qeveria. Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo Qeveria”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se, tatimi në pronë për vitin 2023 është rritur.

    Ministria e Financave ka njoftuar se vlerësimi i tokave dhe objekteve është bërë në tetor. Për të ka thënë se kanë qenë të njoftuara komunat “me të cilat ka bashkëpunuar ngushtë për ta përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka”.

    Sipas MF-së, vlerësimi është bërë duke marrë të dhënat: Kontrata të shitblerjeve jo më të vjetra se 3 vjet, intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme, anketime të pronarëve, intervista me zyrtarë bankash, vlera të pronave që janë shpronësuar, të dhëna të qirave dhe të kompanive të ndërtimit.

    Qytetarë të shumtë kanë reaguar pasi kanë parë faturat e tatimit në pronë. Shumica kanë përjetuar rritje dyshifrore, ndërsa ka pasur raste edhe në mbi 150 për qind.

    Reagime ka pasur edhe nga opozita.

    LDK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, ndërsa AAK-ja ka thënë se rritja e tatimit për pronat, është sulm ndaj qytetarëve.

    Ndërsa PDK-ja, ka deklaruar se rritja e tatimit në pronë e vështirëson edhe më shumë gjendjen e qytetarëve të Kosovës./teve1.info

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët

    28/01/2023

    Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë

    28/01/2023

    PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

    28/01/2023

    Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

    28/01/2023

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.