TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krasniqi: Ligji i ri obligon komunat për raportim të performancës

nga tëvë1
21 Shkurt, 2023
0
A A
Krasniqi: Tre milionë euro për ndërtimin e shtëpive për qytetarët nga komunitetet në vitin 2023

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka raportuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në lidhje me Raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021.

Ministri Krasniqi tha se është hera parë që performanca do të bëhet përmes ligjit.

“Me mandatin tim kemi marrë disa hapa që kanë qenë të rëndësishëm për planin e performancës komunale. Është hera parë që performanca do të bëhet përmes ligjit dhe është viti parë është që është bërë vizita në komuna dhe janë verifikuar te dhënat nga ato. Jemi në procesin e hartimit të akteve të brendshme sipas kërkesës së ZKA. Ky sistem do të shërbejë edhe si një platformë e rëndësishme e të dhënave për qytetarët mbi transparencën”, tha ai.

Derisa shtoi se me ligjin e ri të gjitha komunat janë të detyruara të raportojnë për performancën e tyre.

“Më ligjin e ri te gjitha komunat janë te detyruara të raportojnë për performancat e tyre. Përformanca komunale është një ndër shtyllat kryesore të ministrisë”, shtoi Krasniqi.

Ai tha se për katër vjet janë të ndara 30 milionë euro.

“Për katër vitet e ardhshme janë mbi 30 milionë euro, 15 mijë nga qeveria dhe 15 mijë nga donatorët të cilët do të jenë një sfond solid për t’i mbështetur komunat. Të gjitha komunat kanë qenë bashkëpunuese, përjashtim komunën e Vitisë. 38 komunat e Kosovës janë te detyruara që të raportojnë për performancën komunale”, tha Krasniqi.

Deputetja nga LVV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, e cila prezantoi të gjeturat e auditimit dhe tha se është e pa pranueshme mos prezenca e Asocacionit të Komunave, pasi që sipas saj do duhej të ishin prezentë, sepse kjo ka të bëjë pikërisht me komunat.

Ajo tha se ky raport ka bërë auditim për nëntë komunat dhe për MAPL.

“Subjekt i auditimit kanë qenë komunat dhe po ashtu Ministria e Administrimit Lokal ka konkloduar se funksioni i sistemit të Grantit të Përformancës Komunale ka rezultuar me disa mangësi qe duhet kushtuar vëmendje, të cilat janë, mjetet e ndara kërkojnë miratim shtesë, kthimi i mjeteve si suficit. Komunat ishin përcjellë me dobësi të ndryshme, si dhe ka rezultuar me çmime të larta, edhe pse rezultat e synuara janë arritur, komunat nuk kanë dëshmuar mjaftueshëm që kanë përfshirë gupet e margjinalizuara”, tha Sadiku.

Sipas saj, nga këto gjetje nga katër komunat e auditura katër komunat kishin planifikuar investim për rreth 15 milionë euro, ndërsa siç tha ajo kontratat ishin rreth 22 milionë euro.

“Po ashtu ka edhe disa projekte kapitale të pa regjistruara. Projektet e financuar nga donatoret në vitin 2021 nuk kanë arritur të përfundohen të gjitha. Katër komunat të audituara kishin planifikuar investim për rreth 15 milionë euro, ndërsa kontratat ishin rreth 22 milionë euro”, thekson ajo./KP/

Tags: komunatperformancaraportimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka me fjalë të mëdha për Alonson

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X