TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Kurti ka pozicionin që nuk e ka pasur asnjë kryeministër në dialog me Serbinë

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Kurti ka pozicionin që nuk e ka pasur asnjë kryeministër në dialog me Serbinë

Krasniqi ka thënë se partia që ai drejton nuk do të kthejë dialogun në një instrument për të fituar vota. Sipas Krasniqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pozicioni më të favorshëm sesa kryeministrat e deritanishëm të Kosovës në raport me dialogun.

“Si PDK duke qenë pjesë e këtij procesi, dialogut në etapat e mëhershme dhe duke qenë të vëmendshëm për rëndësinë dhe potencialin që e ka procesi i dialogut nëse shfrytëzohet si instrument për të mirën e Kosovës, ne nuk do ta kthejmë dialogun në një kusuritje ditore politike, nuk do ta bëjmë temë për luftën tonë të brendshme politike sa për të fituar një grusht të votave  dhe për këtë arsye nuk kemi insistuar që të diskutohet në Kuvendin e Kosovës siç ka ndodhur në të kaluarën. Sepse konsiderojmë që është interes i shtetit të Kosovës para se të jetë interes i Qeverisë, apo i ndonjë partie politike. Prandaj Kurti ka një pozicion më të mirë sesa që ka pasur ndonjë kryeministër në të kaluarën. Ka një fuqi të madhe parlamentare, dhe e ka një opozitë shtet-formuese e cila e kupton relevancën e këtij procesi dhe nëse vërtet shkon në Bruksel për të përfaqësuar interesat tona shtetërore”, ka deklaruar Krasniqi në kuadër të emisionit debatues “Këndi i debatit”.

Krasniqi ka thënë se si partia më e madhe opozitare e mbështesin Qeverinë Kurti në dialog me Serbinë.

“Ne absolutisht e respektojmë dhe e mbështesim përgjegjësinë që e ka kryeministri Kurti për të udhëhequr dialogun por gjithsesi edhe për të marrë përgjegjësitë për të prezantuar dhe përfaqësuar interesat tona në dialog për ta arritur ato që i thamë në fillim. Ky është edhe një prerogativë dhe obligim kushtetues i tij”, është shprehur ai.

Kreu i PDK-së, më tej ka thënë se për partinë e tij dialogu ka qenë dhe vazhdon të mbetet instrument i paalternativë për të arritur synimin tonë shtetëror për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“… që përtej mundësimit të normalizimit të relacioneve mes nesh si shtet do të mundësonte edhe formalizimin e njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që do t’i hapte mundësi edhe konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, mbi të gjitha me anëtarësimin tonë në OKB“, është shprehur Krasniqi në Tëvë1.

Por, sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqit, dialogu me Serbinë nuk ka avancuar gjatë Qeverisë Kurti.

“Ajo që kemi vërejtur tashmë që nga mbi një vit të ndryshimit të Qeverisë dhe udhëheqjes së qeverisë nga Kurti dhe Vetëvendosje është që dialogu nuk ka avancuar, nuk ka pasë progres. Cilat janë arsyet? Unë mendoj se mund të jenë të ndryshme. Por fakti që gjatë kësaj kohë ka pasur vetëm dy takime të ashtuquajtura të nivelit të lartë dhe të cilat nuk kanë rezultuar me ndonjë progres por që më shumë kanë qenë për konsum të brendshëm dhe për kultivim të populizmit”, ka deklaruar Krasniqi në Tëvë1, duke shtuar se zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi pas disa javës ndikojnë në shtyrje të dialogut dhe se pritet që dikur nga muaji maj të ketë vazhdim të dialogut.

Ai ka thënë se në të kaluarën PDK vazhdimisht ka bërë përpjekje që të krijojë një platformë shtetërore për dialogun ku do të merrte pjesë edhe opozita, por se nuk ka pasur gatishmëri të partive të atëhershme opozitare për të kontribuar në këtë aspekt.

Tags: dialoguKendi i debatitMemli KrasniqiOpozitarizmi i PDKQeveria Kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Kurti: Në rrethanat e reja, shteti më së paku do të duhej të kishte mbi qafë kërcënimin e zgjedhjeve

Kurti: Koalicioni Shqiptar mori 27 mijë e 670 vota në Serbi, rezultati më i lartë që nga viti 2000

Arrestohet kunati i Arlindës – Flet sërish Kurti: Nesër në 18:00 pres raportin | MESDITË

Arrestohet kunati i Arlindës – Flet sërish Kurti: Nesër në 18:00 pres raportin | MESDITË

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Kuyt, trajner i përkohshëm i Fenerbahçes

Kuyt, trajner i përkohshëm i Fenerbahçes

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça kërkon fitoren e tretë, Bashkimi të dytën në FEC

Kosova me tre xhudistë në garën e Çmimit të Madh të Abu Dabit

Kosova me tre xhudistë në garën e Çmimit të Madh të Abu Dabit

​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën