Ai në seancën e Kuvendit ku po vazhdon debati për grevën në arsim, ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj këtyre problemeve.
“Jemi tu fol për një situatë ku krejt vendi, krejt sistemi është në rrezik me u blloku”, tha kreu i PDK-së.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti i cili tha se problemi nuk është të greva, por pse ai është kryeministër, Krasniqi tha se i pari i ekzekutivit ka hyrë në paranoja.
“Kryeministri tha se krejt kanë problem me mu. Kjo është absurde. Qysh është e mundshme që populli me t’i dhanë 51 përqind e tash pas një viti e gjysmë me pas problem më të. Krejt njerëzit nuk munden me menduar për të, por ai duhet, sepse është kryeministër. Duhet të mendojë për mjekët, mësuesit, sportistët e të gjithë, sepse është kryeministër”, tha Krasniqi shkruan teve1.info.
Ai tha se edhe nëse Qeveria nuk është problemi i kësaj situate ata duhet të gjejnë zgjidhje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha ne Kuvend se greva në arsim po përdoret si armë kundër tij dhe nuk ka të bëjë me arsimin.
https://teve1.info/lajmet/kurti-greva-eshte-arme-kunder-kryeministrit-nuk-ka-te-beje-me-arsimin/