Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët
    • Manchester United dëshiron mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij
    • Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë
    • PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake
    • Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » KDI-ja u bën thirrje deputetëve që të votohet sa më parë Projektligji për financimin e partive politike
    LAJMET 22/02/2022

    KDI-ja u bën thirrje deputetëve që të votohet sa më parë Projektligji për financimin e partive politike

    Instituti Demokratik i Kosovës ka dalë me një reagim pasi që në Kuvend ka dështuar votimi i Projektligjit për financimin e subjekteve politike.
    Facebook Twitter Email

    Përmes një njoftimi për media nga KDI-ja kanë thënë se mospjesëmarrja e deputetëve në votim gjatë seancave dëmton funksionimin e jetës parlamentare në Kosovë, shkruan Tëvë1.info.

    Sipas tyre, mungesa e kuorumit për votim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve politike, do t’i shërbejë dhe më tutje mungesës së transparencës dhe llogaridhënies financiare.

    “Mungesa e kuorumit gjatë votimit të projektligjeve shpërfaqë mungesë të seriozitetit nga ana e deputetëve, të cilët përmes mospjesëmarrjes në votim gjatë seancave të Kuvendit po dëmtojnë seriozisht funksionimin e jetës parlamentare në Kosovë. Mungesa e kuorumit gjatë seancës së sotme dhe dështimi i votimit në parim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, do t’i shërbejë dhe më tutje mungesës së transparencës dhe llogaridhënies financiare, cilësisë së demokracisë, si dhe praktikave të mira qeverisëse”, thuhet në njoftim.

    Nga KDI-ja kanë thënë se subjektet politike, pozitë dhe opozitë nuk kanë arsye për zvarritjen e mëtutjeshme të këtij projektligjit.

    “Subjektet politike parlamentare – pozitë dhe opozitë – nuk kanë arsye për zvarritjen e mëtutjeshme të këtij projektligji, duke qenë se i njëjti është në përputhje me kërkesat dhe standardet ndërkombëtare, respektivisht Opinionin e Komisionit të Venedikut”.

    Ndërkaq, nga KDI-ja kanë bërë thirrje që sa më parë të shqyrtohet dhe të votohet ky projektligj.

    “Andaj, KDI bën thirrje që Projektligji për Financim të Subjekteve Politike të shqyrtohet dhe të votohet në parim sa më parë, duke i hapur rrugë shqyrtimit dhe eventualisht avancimit të tij në periudhën mes dy leximeve”, është bërë e ditur në njoftimin e KDI-së.

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët

    28/01/2023

    Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë

    28/01/2023

    PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

    28/01/2023

    Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

    28/01/2023

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.