Një punonjës ka vdekur pasi ka rënë nga një shtyllë elektrike në Pejë derisa ishte duke punuar, raporton teve1.info
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nuk dihet nëse deri te vdekja e tij ka ardh pas kontaktit me rrymën apo rrëzimit nga shtylla.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.