Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Bayerni nuk i ndahet rezultatit 1:1, ndeshja e tretë radhazi me shifra identike
    • BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës
    • Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe
    • Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme
    • Prishtina së shpejti me market social
    • Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”
    • Buzëqesh Rashica, shënon golin e parë në Superligën e Turqisë
    • Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve
    • Lautaro bën dopietë, Interi përmbys Cremonesen!
    • Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Isufi i AAK-së: Me mocionin parlamentar kërkojmë që në dialog mos të diskutohen tema teknike
    LAJMET 25/02/2022

    Isufi i AAK-së: Me mocionin parlamentar kërkojmë që në dialog mos të diskutohen tema teknike

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se me mocionin e inicuar në Kuvendin e Kosovës, po kërkojnë që dialogu me Serbinë, të kalojë në fazën e njohjes reciproke.
    Facebook Twitter Email

    Isufi në “Ditar” në Tëvë1, u shpreh se këtë kërkesë për njohje reciproke po e kërkojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

    Sipas tij, nëse dialogu vazhdon me temat aktuale që janë teknike, nuk do të ketë ndonjë rezultat konkret, teksa “disa nga marrëveshjet nuk po zbatohen nga Serbia”.

    “Prandaj duhet të kërkohet të bëhet njohja mes dy shteteve dhe çështjet e mbetura teknike mund të vazhdojnë më pas, por që njohja reciproke me një marrëveshje ndërkombëtare obligative do të ishte sukses për Kosovën dhe Serbinë si dhe për rajonin. Nëse vazhdojmë me çështjet teknike të pazgjidhura do të mbesim në këtë dialog pafundësisht dhe vetëm një marrëveshje përfundimtare do të mundësonte që edhe marrëveshjet teknike ta kenë kuptimin e vet sepse edhe partia në pushtet ka deklaruar se me temat teknike Kosova po humb kohë në përmbajtjen e saj”, deklaroi Isufi.

    Tutje, ai deklaron se me diskutimin e temave teknike, Kosova vetëm sa “po stagnon edhe në procese tjera ndërkombëtare”.

    Ndryshe, të premten në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar mocioni i AAK-së, përmes të cilit kërkohej që të ketë një kornizë për dialogun që parandalon Qeverinë të zhvillojë dialog teknik./teve1.info/

    Aleanca per Ardhmerine e Kosoves Mocioni parlamentar
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

    28/01/2023

    Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme

    28/01/2023

    Prishtina së shpejti me market social

    28/01/2023

    Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”

    28/01/2023

    Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve

    28/01/2023

    Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë

    28/01/2023

    Hajdari në takim me delegacionin kroat, bisedojnë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.