Sipas tij, shtyrja e vizitës për në SHBA për disa nga ministrat është një lloj sanksionimi.
Ai këtë e ka quajtur alarmante.
“SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA tashmë i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante”, ka shkruar Haziri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës e cila nuk përfilli kërkesën e tyre për shtyrje të afatit për targat.
E ambasada amerikane për shkak të zhvillimeve në veri, ku serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës, ka thënë se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë jashtë vendit.
Në ShBA gjatë muajit dhjetor ishte parapri që të udhëtojnë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./teve1.info/