Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili.
Ai ka bërë të ditur se Haradinaj në SHBA do të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve te Mëngjesit si dhe do të ketë takime me zyrtarë të administratës amerikane.
“Kryetari Haradinaj ka udhëtuar për në ShBA ku pritet të marre pjesë në ceremoninë e Lutjeve te Mëngjesit dhe gjithashtu do te zhvilloje takime te tjera me zyrtare te administratës amerikane”, ka thënë Xhemaili. Teve1.info
Ndërkohë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lideri i opozitës kosovare është i ftuar të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit.
https://teve1.info/lajmet/memli-krasniqi-udheton-per-vizite-zyrtare-ne-shba/?fbclid=IwAR0Phu-pIUnFNS-M50pi9CLJUilHSm-R53G1KzUTV-iqo-0vWlaSL86_BE4