tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj thotë se Kurti po kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit

tëvë1 nga tëvë1
06/01/2023
A A
Haradinaj: Kurti dhe Vetëvendosje ia humbën Kosovës 1.2 miliardë dollarë, janë të huptë

Ramush Haradinaj

Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kryeministri Kurti po mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”, apo siç ka shkruar Haradinaj, po provon që edhe njëherë ta luajë viktimën, si në vitin 2020.

“Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)!

Pse ai me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit kur ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes. Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”! Apo po provon që edhe njëherë ta luajë viktimën, si në vitin 2020!”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, nëse kryeministri Kurti nuk mund t’u bëjë ballë obligimeve dhe detyrave të shtetit, nuk mund të fajësoj askënd tjetër.

“Detyrat dhe obligimet e një kryeministri janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës, dhe nëse nuk mund t’u bësh ballë sfidave që t’i nxjerr koha përpara, fajin nuk mund ta kërkosh diku tjetër, pos te vetja!

Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë por duhet të shtrohet e të rinisë një fazë tjetër bashkëpunimi. Kjo dmth se Kryeministri duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë sepse është në drejtimin e gabuar! Ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime, sepse me këtë kurs është vënë në rrezik edhe vet ekzistenca e shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar se u beson atyre vendeve, që në krye me Amerikën, i janë gjendur në kohë të vështira popullit të Kosovës.

Të ngjashëm

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Ka vdekur një punëtor në Pejë
LAJMET

Ka vdekur një punëtor në Pejë

04/02/2023
EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro
LAJMET

Paga minimale procedohet brenda vitit, opozita kërkon veteranët në ligj

04/02/2023
Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”
LAJMET

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

04/02/2023
Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

04/02/2023
0

Si duket, skuadrës së Evertonit i është nevojitur vetëm ndërrimi i trajnerit, për ta gjetur rrugën drejt fitores. Evertoni e...

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
0

Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi,...

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
0

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar sjelljen e partisë në pushtet, LVV rreth propozimeve dhe kërkesvae të kësaj partie,...

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

04/02/2023
0

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Wolverhamptonit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.