Ai këto i ka thënë në një postim në Facebook, ku ka njoftuar për një takim që ka pasur me qytetarët e Ferizajt.
“U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve. Diskutuam edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm./teve.info/